Një ushtar i ri, nga fronti në Luftën e Parë Botërore, i shkruan të birit 4 vjeç, të cilin fatkeqësisht nuk do ta shohë më. Stefano vdiq vetëm pak ditë pasi shkroi letrën.
“Biri im i dashur, Xhovani,
Yt atë, që kur apo nëse do ta shohësh me siguri nuk do ta njohësh, do të të japë një këshillë, që ta kesh të shenjtë për tërë jetën: bindju nënës tënde, respekto më të vjetrit, ndihmo më të vobektët dhe duaj atdheun.
Ji i sinqertë në ndjenjat e tua dhe do të shohësh se Zoti do të të bekojë, ashtu siç të bekon yt atë ndërsa lufton mes jetës dhe vdekjes.
Ky do të jetë kujtimi im, dëshmia e fatit të keq që mos të të shoh më bashkë me nënën dhe vëllain tënd.
Kam kaq shumë për të të thënë, por fjalët nuk kanë qenë kurrë pika ime e fortë. Ju puth, babai që mendon veç për ju./Mekulipress/InforCulture.info
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…