A mund të ringjallen speciet e zhdukura? Një firmë bioshkencore njoftoi të hënën planet për të të përdorur teknologjinë në zhvillim që do të rikthejë mamuthin me lesh të tundrës arktike.
Kompania e re Colossal, duke përfituar nga një partneritet me një gjenetist të Harvardit, tha se përpjekja e saj për rikthimin e specieve ka potencialin për të gjeneruar një model pune për restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara ose të humbura dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në ngadalësimin apo edhe ndalimin e efekteve të ndryshimit të klimës.
Mamuthët me lesh kanë jetuar në pjesën më të madhe të Arktikut dhe bashkëjetuan me njerëzit e hershëm.
Ata u zhdukën rreth 4 000 vjet më parë. Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë mbledhur elementë mamuthësh si: eshtra, dhëmbë dhe flokë për të nxjerrë dhe provuar të rendisin ADN-në e tyre.
Colossal thotë se synon t’i fusë sekuencat e ADN-së të mamuthëve me lesh në gjenomin e elefantëve aziatikë, për të krijuar një “hibrid elefant-mamuth”, raporton phys.org.
Elefantët aziatikë dhe mamuthët me lesh ndajnë 99.6 përqind përbërje të ngjashme të ADN-së.
Modelet e mëdha të migrimit të mamuthit me lesh u panë si kritike për ruajtjen e mjedisit të rajonit të Arktikut.
Kolosal thotë se rikthimi i këtyre kafshëve ka potencialin për të rikthyer kullotat arktike, një rajon i gjerë që mund të luftojë efektivisht ndryshimet klimatike.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…