<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Befasitë shqiptare: Përmetari që ka takuar Diderotin, d’Alembertin, Freretin…

Nga: François-Charles-Hugues-Laurent Pouqueville (Nga: Voyage de la Grèce par F.-C.-H.-L. Pouqueville, Deuxième édition revue, corrigée et augmentée, Tom. 1, Librairie Firmin Didot Père et Fils, Paris, 1826)
Përktheu: Aurel Plasari

Në kafenenë “Prokocop” (Café Procope), nga e majta në tavolinë: Condorcet, La Harpe, Voltaire (me dorën e ngritur) dhe Diderot

Kë ka takuar konsulli François Pouqueville, në Përmet në fillim të shek. XIX?

“Më në fund, gjysmë lege prej lumit që zbret nga Leusa, hymë në Përmet ku udhërrëfyesit e mi kishin dhënë porosi të gatitej një banesë te koxhabashi.

Po gëzohesha që gjendesha mes njerëzve, kur u shfaq një plak i nderuar që më përshëndeti në frëngjishte dhe me maniera aq të përkujdesura sa për një grimë mbeta pa i kthyer dot përgjigje. Meqë ishte shurdh nxori e vuri në vesh një kornet akustik me anë të të cilit munda të hyja në kuvendim me të. Me tregoi për udhëtimet e tij në Francë dhe për qëndrimin e tij në Paris. Kishte frekuentuar kafenenë ‘Prokop’, ku kishte njohur Diderot-in, d’Alembert-in, Freret-in dhe burrat e letrave të shekullit të kaluar. Citonte vargjet e Racine-t, të Corneille-it, të Voltaire-it dhe, pa u shtirë aspak sikur qe njeri i shkencës, më dëshmoi se e njihte fort mirë letërsinë tonë. Kur më foli për Versajën dhe për mbretin e Francës nuk e mbajti dot mallëngjimin. Dhe kur shpreha habinë që ai, si kishte njohur Francën, kishte dashur të ngulitej në një vend barbar, m’u gjegj:

‘Përmeti është vendlindja ime dhe njeriu i urtë e i kujdesshëm mund të jetë i lumtur kudo, ja ku jam vetë një shembull i pakundërshtueshëm. Kam parë qytetërimin më të shkëlqyer, kam jetuar te populli më i mirësjellshëm në botë, dhe megjithëkëtë desha e ktheva në atdheun tim’.”/Telegrafi.com

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

10 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

10 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

10 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago