<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Arsyeja pse nuk rekomandohet më që të pini 2 litra ujë në ditë

ipas një studimi të ri të botuar në revistën “Science”, shkenca nuk e ka mbështetur kurrë idenë e konsumimit të dy litrave ujë në ditë, për të plotësuar nevojat ditore të trupit të njeriut. Studimi i ri zbulon se ka një gamë të gjerë sasish uji që mund të konsumohen, në varësi të nevojave të çdo personi.

Dale Schoeller, një profesor në Universitetin e Uiskonsin (SHBA), ka shpenzuar vite duke studiuar ujin dhe metabolizmin dhe nënvizon se “vëllimi i përgjithshëm i ujit ngatërrohet me ujin e pijshëm, ndërsa pjesa më e madhe e ujit vjen nga ushqimi”.

Schoeller e konsideron këtë studim si më të mirin që ka bërë deri më tani për të matur sasinë e ujit që njerëzit konsumojnë në të vërtetë në baza ditore, duke marrë parasysh qarkullimin e ujit brenda dhe jashtë trupit.

Për këtë hulumtim, u vëzhguan më shumë se 5600 njerëz nga 26 vende, të moshës nga 8 deri në 96 vjeç. Kështu, u gjetën mesataret ditore të konsumit të ujit që luhaten midis 1 litër dhe 6 litra në ditë. Studiuesit matën kohën që i duhet ujit që të qarkullojë nëpër trupat e pjesëmarrësve. Subjektet e studimit pinin një sasi uji që përmbante izotope të gjurmueshme të hidrogjenit dhe oksigjenit. Në këtë mënyrë, ata ishin në gjendje të vëzhgonin shkallën me të cilën një person eliminon izotopet e qëndrueshme përmes urinës gjatë një jave, duke treguar kështu se sa ujë po zëvendësojnë dhe sa kalori po djegin.

Më shumë se 90 studiues morën pjesë në studim. Së bashku, ata mblodhën dhe analizuan të dhënat e pjesëmarrësve, duke krahasuar faktorët mjedisorë si temperatura, lagështia dhe lartësia e qyteteve, me matjet e rinovimit të ujit, shpenzimin e energjisë, masën trupore, gjininë dhe moshën.

Vëllimi i rinovimit të ujit arriti kulmin tek meshkujt e moshës 20 vjeç, ndërsa tek femrat ishte midis 20 dhe 55 vjeç. Nga ana tjetër, të porsalindurit janë ata që rinovojnë më shumë ujin në baza ditore, duke zëvendësuar rreth 28% të ujit në trupin e tyre./A2CNN

InForCulture

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

6 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

6 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

6 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago