Bill Gates, që nga themelimi i Microsoft në vitin 1975, ka rritur paralelisht famën dhe pasurinë e tij.
Sot, filantropisti i njohur ka një objektiv të ri: tokën bujqësore. Kjo tregohet nga afro 250 000 hektarë tokë që ai ka blerë në 18 shtete të ndryshme të SHBA-së. Me këtë sasi, Bill Gates është tashmë pronari më i madh i tokës në Shtetet e Bashkuara.
“Grupi im i investimeve vendosi ta bëjë këtë gjë, por nuk është e lidhur me motin”, tha Bill Gates, i cili që nga viti 2013 ka zgjedhur bujqësinë për shkak të rritjes së vazhdueshme të vlerës në treg. Ndërmjet viteve 1940 dhe 2015 çmimi i tokës bujqësore është rritur 6 herë dhe prirja rritëse ka të ngjarë të vazhdojë në vitet e ardhshme.
Megjithatë, zotërimi i kaq shumë toke nuk ka ndryshuar praktikat e Bill Gates, i cili është qiradhënës tek fermerët profesionistë, të cilët vazhdojnë të bëjnë punën e tyre si më parë. /a2cnn
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…