Albert Dumont, historiani dhe albanologu francez, shokoi botën duke thënë në zë të lartë se “Në Evropë nuk ka racë më të lashtë se shqiptarët”. Ai lindi në vitin 1842 dhe vdiq në 1884. Për të provuar teoritë e tij në terren, Albert Dumont ndërmori një udhëtim nëpër Shqipëri dhe Greqi, nga viti 1870 deri më 1871. Qëllimi pas këtij udhëtimi ishte për të studiuar ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut.
Në këtë kuadër, ai botoi edhe librin “Balkani dhe Adriatiku” më 1875. Në këtë libër pasqyrohet origjina e shqiptarëve, tiparet e tyre dalluese, karakteri i veçantë, zakonet e rralla dhe gjendja ekonomike dhe shoqërore etj. Në të njëjtin libër, Albert Dumont vë në dukje racën e pastër shqiptare; atij i bëjnë përshtypje në veçanti malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit, ndërsa cekë traditat uftarake të tyre dhe nënvizon faktin se shumë shqiptarë u rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze dhe gjermane.
Ai nuk lë pa përmendur edh rolin e shqiptarëve në revolucionin grek. Albert Dumont shkruan për shqiptarët se “Ky popull kaq i panjohur, ruan imazhin më të plotë, se çfarë ishin të parët e racës greke dhe latine, gjë që e meriton vëmendjen e historianit”
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…