<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A shpikën romakët një armë, e cila edhe sot i “shastis” shkencëtarët?

Në vitin 1942, në një laborator privat në Universitetin e Harvardit, kimisti Luis Fieser kishte dyshimin se po shpikte një prej armëve më brutale të njerëzimit: napalmin. Një përzierje e naftës dhe një agjent special në formë xheli, paisja ndezëse ishte projektuar të ngjitej pas lëkurës së njeriut kur i vihej zjarri. Ishte përdorur me një efekt shkatërrues në qytetet japoneze gjatë luftës së Dytë Botërore.

Ajo që do të shihej si një armë shumë moderne 70 vjet më parë, në fakt ka një pararendëse ndoshta më të tmerrshme, e shumë më të vjetër, një që i çudit shkencëtarët sot e kësaj dite.

Në gjuhën popullore e njohur si Zjarri Grek, kjo armë antike zjarri, krijuar në shekullin e shtatë, ishte guri i çmuar në kurorën ushtarake të Bizantit (perandoria romake e Lindjes), e përdorur për të sulmuar rrufeshëm kundërshtarët në luftimet detare për 500 vjet – veçanërisht kundër flotës myslimane që përpiqej të pushtonte kryeqytetin Perandorak, Kostandinopojën.

Ashtu si napalmi, ajo ngjitej në mishin e njeriut. Gojëdhënat tregojnë për substancën që digjte edhe në ujë, dhe që ishte e pamundur të shuhej me të. Vetëm rëra (e cila e privon zjarrin nga oksigjeni), uthulla e fortë ose urina kishin ndonjë ndikim.

Natyrisht, fuqitë në Kostandinopojë e mbajtën kaq të fshehtë recetën, saqë nuk ekziston ndonjë regjistrim i shkruar për përbërësit e saj. Historianët në përgjithësi bien dakort se Zjarri Grek ishte si napalmi modern, i bazuar mbi naftën. Bizantinët kishin qasje në rezervat gjigande të naftës në Detin e Zi. John Haldon i Universitetit të Princetonit dyshon se ishte i modifikuar me rrëshirë pishe, e cila ka cilësi ngjitëse dhe e ndihmon atë të digjet më me vrull, dhe më gjatë.

Përbërja e Zjarrit Grek ishte vetëm pjesë e efektivitetit të tij, por ai është konsideruar si një sistem armatimi tërësor. Disa anije të veçanta, kuzhina anijesh të njohura si ‘dromone’ e ngarkonin atë për në betejë. Një lloj pompe ishte përdorur për t’i shtuar presionin dhe për ta nxehur formulën magjike. Arma pastaj lëshohej përmes sifonëve të posacëm. Duke shtuar veshjen e misterit, secila pjesë e procesit kërkonte njohuri të thella dhe trainime; njerëzit që vepronin me cdo përbërës dinin pak se çfarë ndodhte në fazat e mëvonshme. Kjo e bënte më të rëndë për armiqtë të vidhnin sekretin e Zjarrit Grek, dhe mund të shpjegojë pse, ndonëse Louis Fieser iu afrua në laboratorin e Harvardit, asnjë forcë tjetër ushtarake nuk ka qenë në gjendje ta zhvillojë versionin e vet.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago