<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A shkaktojnë dhimbje të qafës problemet me bllokimin e sinusve?

Shumë njerëz ankohen për dhimbjen e kokës që shkaktohet nga sinuset por kjo është diçka që ndodh më rrallë nga sa mendoni.

Edhe më pak e zakonshme është një dhimbje koke sinusale në kombinim me dhimbjen e qafës, por kjo mund të ndodhë.

Dhimbja e qafës mund të shfaqet edhe si pasojë e dhimbjeve të tjera të kokës, si për shembull migrena.

Por a mund të jenë shkaktarë të njër-tjetrës?

Çfarë është një dhimbje koke e shkaktuar nga sinuset?

Studimet tregojnë se shumica e njerëzve që ankohen për dhimbje koke nga sinuset, kanë në të vërtetë dhimbje koke nga migrena.

Dhimbja nga sinuset mund të ngatërrohet lehtësisht me migrenën, sepse dhimbjet e kokës nga migrena shkaktojnë kongjestion nazal dhe dhimbje të fytyrës.
Infeksionet e sinuseve shkaktohen nga viruse ose baktere që infektojnë një ose më shumë nga sinuset.

Sinuset lidhen me hundën përmes tubave kullues.

Kur një sinus infektohet, mund të mbushet me qelb dhe mukozë.

Një infeksion i sinusit zakonisht zgjat 10 ditë ose më shumë. Mund të keni dhimbje koke, por gjithashtu do të keni disa nga këto simptoma të zakonshme:

  • – Ethe
    – Hundë të zëna
    – Humbje e nuhatjes
    – Mukoza e hundës e zbardhur dhe e trashë
    – Dhimbje rreth syve ose mbi dhëmbë
  • Ekziston edhe një lloj infeksioni i sinuseve që mund të shkaktojë dhimbje në qafë që quhet Sinusiti sphenoid.
  • Sinusiti sphenoid mund të shkaktojë dhimbje në mes të kokës, prapa syve ose dhimbje në qafë.
    Për trajtimin e infeksioneve virale jepen medikamente dekongjestive, që shpërbëjnë mukozën dhe pastrojnë hundën dhe sinuset.
  • Për një infeksion bakterial, do t’ju duhet të merrni gjithashtu edhe antibiotikë.
    Ndërsa për një infeksion ose inflamacion afatgjatë të sinuseve, të quajtur sinusit kronik, mund t’ju duhet të bëni shpëlarje të hundës me ujë të kripur, të përdorni sprej steroide nazale ose një procedurë mjekësore për të hapur dhe kulluar sinusin e infektuar.
  • Dhimbje të tjera të kokës që shkaktojnë dhimbje në qafë

    Dhimbja e qafës mund të shkaktohet nga dhimbja e kokës cervikogjene. Dhimbja e kokës cervikogjene fillon në shtyllën kurrizore dhe shkon deri në kokë. Problemi në shtyllën kurrizore mund të jetë për shkak të presionit në një nerv ose enë gjaku nga një rruazë ose në një nga kockat tuaja.
    Dhimbjet e kokës cervikogjene mund të jenë të rënda dhe zakonisht shkaktojnë dhimbje dhe ngurtësim në qafë, dhimbja përkeqësohet kur ju lëvizni qafën.

    Ajo mund të shfaqet gjithashtu edhe në shpatulla, krahë, fytyrë, kokë dhe sy. Gjithashtu mund të jetë e ngjashme me një migrenë dhe të shfaqet vetëm në njërën anë të kokës.
    Trajtimi i këtyre dhimbjeve varet nga shkaku dhe ai mund të përfshijë terapi fizike, injeksione, ilaçe dhe ndonjëherë edhe kirurgji. Një dhimbje koke e fortë që shoqërohet me dhimbje qafe mund të jetë për shkak të migrenës ose të jetë cervikogjene.

    Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të merrni diagnozën e duhur në mënyrë që të merrni edhe trajtimin e duhur.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

13 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

13 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

13 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago