<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A ndryshon ngjyra e syve me kalimin e kohës?

 

Në të kaluarën, njerëzit besonin se mund të parashikonin ngjyrën e syve të fëmijëve duke parë ngjyrat e syve të prindërve dhe gjyshërve. Bazuar në besimin se sytë kafë janë një tipar dominues dhe bluja është recesive, mund ta merrni me mend se çfarë ngjyre do të kishin sytë e fëmijës.

Sot, ne dimë se ngjyra e syve nuk është aq e lehtë për t’u “parashikuar”. Ndërsa gjenetika luan një rol, ngjyra e syve nuk është vepër e një gjeni të vetëm. Janë disa gjene që kontribuojnë në përcaktimin e ngjyrës së syve. Kjo e fundit është rezultat i sasisë dhe shpërndarjes së melaninës në irisin e syve (iris – pjesa me ngjyrë e syrit).

Pra, ndërsa dy prindër me sy kafe kanë më shumë gjasa të kenë një fëmijë me sy kafë, rezultati nuk është i garantuar.

– Pjesa më e madhe e popullsië kanë sy kafe.

– Njerëzit me sy blu nuk kanë melaninë në stromë, shtresën e përparme të irisit. Mungesa e pigmentit në sy bën që drita të shpërndahet kur i godet, duke e bërë irisin të duket blu.

– Sytë e gjelbër janë më të rrallët. Vetëm rreth 2% e popullsisë së botës ka sy të tillë. Ngjyra vjen si nga melanina ashtu edhe nga efekti i shpërndarjes së dritës kur bie në sy.

– Njerëzit e lindur me albinizëm shpesh kanë pak ose aspak melaninë në trupin e tyre. Si të tillë, ata zakonisht kanë sy blu të lehtë. Në raste të rralla, mund të kenë irise të qarta, të cilat i bëjnë sytë e tyre të duken rozë ose të kuq.

A mund të ndryshojë ngjyra e syve?

Ngjyra e syve mund të ndryshojë në foshnjëri. Shumë foshnje lindin me sy blu që përfundimisht kthehet në një ngjyrë tjetër ndërsa melanina zhvillohet në stromë. Ngjyra e syve të tyre në përgjithësi bëhet e përhershme rreth ditëlindjes së parë.

Në përgjithësi, është e rrallë që sytë të ndryshojnë ngjyrën. Ato mund të duken se ndryshojnë kur bebëzat zgjerohen ose tkurren, por kjo ndodh sepse pigmentet në iris bashkohen ose shpërndahen. Në disa raste, ngjyra e syve mund të errësohet pak gjatë pubertetit ose shtatzënisë.

Probleme me shëndetin si trauma në sy, neurofibromatoza, uveiti (gjendje që shkakton enjtje të syve) etj – mund të ndryshojnë ngjyrën e syve.

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

1 day ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

1 day ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago