<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A ndihmon konsumimi i vezëve në humbje të peshës

Vezët janë parë si ushqim i mirë për humbje peshe falë përmbajtjes së proteinave, dhe më vonë u vlerësuar si jo të shëndetshme për shkak të kolesterinës. Prandaj është e kuptueshme të mos jeni plotësisht të sigurt si qëndrojnë punët kur vjen puna tek fakti nëse vezët janë ushqim i mirë dhe i duhur për humbje të peshës.

Epo në fakt, vezët kanë filluar sërish të konsiderohen një ushqim i mirë për ju, sidomos për fuqinë e tyre të mundshme të menaxhimit të peshës. Derisa ngrënia e vezëve nuk bënë që si me magji të filloni të humbni peshë, përfshirja e tyre në një dietë të shëndetshme të ushqimit mund të ndihmojë në arritjen e këtyre qëllimeve me kohën.

Vezët përveç se përmbajnë vlera ushqyese të nevojshme për organizmin, ato janë të përballueshme për nga kosto, përgatiten lehtë dhe janë mjaft të shijshme në çfarëdo forme që zgjidhni për t’i ngrënë. Pra vezët janë një nga ushqimet më të dendura në lëndë ushqyese thonë ekspertët shëndetësorë.

Por si duhet t’i hani ato nëse po provoni të jeni më të shëndetshëm?Reklamë

Veza është burim i mirë i disa vitaminave B si dhe siguron nivele të rëndësishme të lëndëve ushqyese mbështetëse të imunitetit, si zinku dhe seleni. Një vezë gjithashtu është e mbushur me kolinë, një lëndë ushqyese e rëndësishme për zhvillimin dhe shëndetin e trurit dhe është një nga burimet e pakta ushqimore të vitaminës D.

Vezët po ashtu ju japin një ekuilibër të mirë të proteinave dhe yndyrës, të cilat mund të jenë të dobishme për të qëndruar të ngopur sa më gjatë.

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë, atëherë sugjeroheni që vezët të mos i konsumoni me proshutë, ushqime të procesuara apo bukë të bardhë me gjalpë. Këto kalori shtohen shpejt dhe mund i hedhin poshtë përpjekjet tuaja për humbje peshe.

Në vend të kësaj preferohet që vezët t’i konsumoni të ziera, të fërguara në formë omleti dhe të shoqëruara me shumë perime, apo ta lyeni një copëz buke të thekur me avocado të shtypur dhe më një vezë të zier lehtë përmbi.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

11 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

11 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

12 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago