<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A mund të hani çokollatë të skaduar? Ja cilët janë dy faktorët që ndikojnë!

Fillimisht është mirë të identifikohen dy gjëra kryesore që mund të ndikojnë në vendimin e dikujt nëse është mirë të hahet çokollata e skaduar. Sigurisht, është e nevojshme të kontrolloni nëse akoma konsiderohet e sigurt për të ngrënë çokollatë të skaduar. Gjëja tjetër që duhet marrë në konsideratë është shija e saj.

Bryn Kirk, lektor kursi në Universitetin e Çokollatave Online, shprehu se këta dy faktorë, siguria dhe shija, duhet të jenë nga të parat që duhet të merrni parasysh nëse jeni në dilemën e konsumit të një çokollate të skaduar.

Siguria

Nëse çokollata ka kaluar nëpër ndryshime të shpeshta të temperaturës, ekziston një shans i lartë që mund të mos jetë më e sigurt për t’u ngrënë. Mbani mend se ndryshimi i temperaturës lejon rritjen e baktereve. Nëse një tabletë çokollate shkrihet dhe ftohet menjëherë, atëherë si pasojë formohet kondensimi. Kjo lehtëson më pas krijimin e baktereve si dhe formimin e mykut. Edhe nëse nuk mund ta shihni, është atje. Tani, nëse jeni të sigurt se çokollata nuk ka kaluar ndryshime të temperaturës për një vit apo më shumë, atëherë ndjehuni të lirë të kënaqeni me konsumimin e saja pa frikë.

Shija

Gjëja tjetër që duhet të merrni parasysh është shija. Kjo shpesh varet nga lloji i çokollatës që keni. Nëse është çokollatë me qumësht, ekziston një shans i lartë që tashmë është shumë vonë për ta konsumuar pasi do të ketë shije të keqe. Edhe nëse po planifikoni ta shkrini atë dhe ta përdorni si krem për tortat tuaja, qumështi do t’i japë një aromë të keqe. Është e sigurt për tu ngrënë, por rezultati nuk do të ketë shije të mirë.

Nga ana tjetër, çokollata e errët mund të jetë akoma e mirë për tu ngrënë por intensiteti i shijes së çokollatës nuk do të jetë më aq i lartë sa më parë. Sidoqoftë, do të ishte në rregull të konsumohej ende. Kirk sugjeroi që do të ishte më mirë të përdorni çokollatën e zezë të skaduar të grirë mbi akullore ose ëmbëlsira të tjera ose edhe të shkrirë në formë kremi për torta të ndryshme.

Edel Strazimiri / SCAN

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago