Një fotograf i botës së egër thotë se ka fotografuar një pinguin të verdhë të paparë ndonjëherë, në brigjet Antarktike të oqeanit Atlantik.
Specia e rrallë dallohej qartë nga shokët e tij bardhë e zi, tregon fotografi Yves Adams. 43-vjeçari drejtonte një ekspeditë dy-mujore në Antarktikë dhe në jugun e oqeanit Atlantik.
Në dhjetor, kur ndaloi në ishujt e largët Georgia e Jugut, teksa nxorri aparatin e tij pikasi zogun e pazakontë mes rreth 120.000 pinguinëve të kolonisë së Salisbury Plain.
Pinguini i verdhë raportohet se është me gjendjen ‘leucistike’. Që shkakton humbje të pjesshme të pigmentit te kafshët. Yves, e përshkrunate eksperiencën si unike.
“Nuk kisha parë kurrë pinguin të verdhë më parë. Kishte rreth 120 000 zogj në atë plazh dhe vetëm një ishte i verdhë”.
Yves shpjegon më tej: “Prej gjendjes së tij leuciostike, qelizat e tij nuk prodhojnë me melaninë kështu që pendët e zeza, normalisht kthehen në ngjyrë të verdhë ose qumështi. Ne të gjithë u emocionuam kur e pamë, lamë gjithçka dhe morën kamerat. Ishim me fat që zogu ishte ulur pranë nesh dhe pamja nuk ishte e bllokuar nga deti apo nga kafshë më të mëdha”.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…