<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A ftoheni me të vërtetë nëse dilni pasi jeni larë?

Idea se ftoheni nëse dilni menjërë pas larjes është ngulitur thellë në mendjet e shumë njerëzve.


Paralajmërimet janë dhënë që në fëmijëri nga nënat ose gjyshet, sa herë që keni dalë duke nxituar nga shtëpia me flokë të lagura.

Këto paralajmërime sipas mjekëve janë të paqena.

Sipas tyre, nëse dalim jashtë me flokë të lagura është e sikletshme por nuk na bën shënjestër të lehtë të të ftohurës apo gripit.

Të dyja këto shkaktohen nga viruse të cilat mund të na ngjiten nëse biem në kontakt me dikë të sëmurë.

Flokët e lagura nuk janë shkaktarë të një infeksioni.

Virozat Dhe Bakteret Nuk Merren Nga Koka
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë që të dalim nga shtëpia sapo jeni larë, veçanërisht në temperatura të ftohta.

Moti i ftohtë është mjaft stresues për organizmin dhe në raste ekstreme dalja me kokë të lagur e të pa tharë mirë, nxit hipoterminë që prek sistemin imunitar.

Ekspertët thonë se dushi pastron dhe hap poret e kokës, të cilat duan pak kohë pas larjes që të mbyllen.

Studimet shkencore thonë se virozat respiratore që shkaktojnë të ftohurën, janë në kulmin e tyre në temperatura të ulëta.

Gjithësesi është e pamundur që njerëzit të kapin viroza të tilla vetëm se dalin me kokë të lagur, apo pa xhaketë, shall e kapuç.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit duhet të kenë kujdes të caktuar edhe në frymëmarrje.

Për shembull, në rastin e kollës apo tështimës, goja nuk duhet mbuluar me pëllëmbën e dorës, të cilën më pas e përdorim për të përshëndetur dikë tjetër.

Goja duhet mbuluar me pjesën e brendshme të brrylit dhe duart duhen larë shumë shpesh.

Në këtë kohë virozash, duart duhen larë me ujë të bollshëm, të ngrohtë ose të ftohtë dhe minimalisht për 20 sekonda.

Duart duhen tharë me një peshqir të pastër i cili duhet ndërruar minimalisht një herë në dy ditë.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

12 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

13 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

13 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago