Nëse ka një portë drejt ferrit, një portë nga nëntoka e përdorur nga demonët dhe shtrigat që bënin kërcënime për njerëzimin, atëherë ajo mund të jetë në një shpellë të vogël në Midlandsin lindor.
Ekspertët e trashëgimisë kanë zbuluar atë që mendohet të jetë përqendrimi më i madh i shenjave apotropaike, ose simbolet për të shmangur të keqen apo fatkeqësinë.
Shenjat, në Creswell Crags, një grykë gëlqerore në kufirin Nottinghamshire / Derbyshire, përfshijnë qindra shkronja, simbole dhe modele të gdhendura, në një kohë kur besimi tek magjia ishte i përhapur.
“The Guardian” raporton se shkalla dhe larmia e shenjave të bëra në muret gëlqerore dhe tavani i një shpelle që ka në qendër një gropë të thellë, të errët, është e pashembullt.
Shenjat mbrojtëse ndaj shtrigave dhe mallkimeve u zbuluan rastësisht dhe kjo shpellë është gjithashtu shtëpia e artit të vetëm të zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.
Paul Baker, drejtor i Trashëgimisë Creswell, tha se shenjat ishin të dukshme me sy të lirë. “Ne i dinim shenjat por u thamë njerëzve se ishte grafitë viktoriane. Nuk e kishim idenë se çfarë personifikonin në të vërtetë. A mund ta imagjinoni sa budallenj ndihemi”?
Fillimisht u mendua se në total ishin 2-3 shenja. Shpejt u bënë dhjetëra dhe nga hetimet e deri më tanishme kanë zbuluar një mijë. “Ata janë kudo”, tha Baker.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…