<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

A është i sigurt paracematoli tek gratë shtatzëna?

 

Një rishikim i gjerë shkencor, i publikuar së fundmi në revistën mjekësore The Lancet, ka hedhur dritë mbi një temë që ka ngjallur debat të madh ndër vite: përdorimi i acetaminofenit ose paracetamolit siç e njohim në Shqipërisë gjatë shtatzënisë dhe rreziku i çrregullimeve neurozhvillimore tek fëmijët.

 

Ky rishikim analizoi 43 studime të kryera në vende të ndryshme dhe arriti në përfundimin se nuk ka prova të besueshme që ky qetësues dhimbjesh rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së apo aftësisë së kufizuar intelektuale.

 

Autorja kryesore e studimit, dr. Asma Khalil, profesoreshë e obstetrikës dhe mjekësisë fetale në Universitetin e Londrës, theksoi se acetaminofeni mbetet trajtimi i linjës së parë për gratë shtatzëna që përjetojnë dhimbje ose ethe.

 

 

Sipas saj, rishikimi i ri përjashtoi studimet që nuk morën parasysh faktorë ngatërrues si infeksionet apo problemet shëndetësore të nënës, të cilat vetë mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit të fetusit.

 

Debati mbi këtë temë është ndezur edhe nga deklarata politike. Në shtator 2025, presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje grave shtatzëna të shmangnin përdorimin e njërit prej varianteve të acetaminofenit, Tylenol, duke pretenduar se mund të shkaktonte autizëm.

 

 

Deklarata u kundërshtua menjëherë nga organizata mjekësore ndërkombëtare, të cilat paralajmëruan se ethet e patrajtuara gjatë shtatzënisë mund të jenë më të rrezikshme sesa vetë përdorimi i acetaminofenit. Studime të mëparshme kanë dhënë rezultate kontradiktore.

Një analizë e gjerë në Suedi, me mbi 2.5 milionë fëmijë, gjeti një lidhje të vogël midis përdorimit të acetaminofenit dhe autizmit. Megjithatë, kur u krahasuan vëllezërit e motrat brenda të njëjtës familje, ku njëri ishte i ekspozuar dhe tjetri jo, lidhja u zhduk.

 

 

Kjo sugjeron se faktorët gjenetikë dhe mjedisorë luajnë rol më të madh. Ekspertët e vlerësuan rishikimin e ri si një hap përpara, por pranuan se pyetje të tjera mbeten pa përgjigje.

 

Për shembull, nuk është analizuar mjaftueshëm se si doza dhe kohëzgjatja e përdorimit mund të ndikojnë. Disa studime të mëparshme kanë sugjeruar se përdorimi i zgjatur, mbi 29 ditë, mund të lidhet me rrezik më të lartë për ADHD. Ndërkohë, betejat ligjore  vazhdojnë.

Qindra familje në SHBA kanë paditur prodhuesit e Tylenol, duke pretenduar se ilaçi shkaktoi probleme tek fëmijët e tyre. Shumica e këtyre çështjeve janë rrëzuar për mungesë provash të forta, por proceset gjyqësore ende vazhdojnë.

 

 

Në përfundim, midis debateve politike, ligjore dhe shkencore, mesazhi kryesor i ekspertëve është i qartë: acetaminofeni, kur përdoret me kujdes dhe sipas udhëzimeve mjekësore, mbetet një opsion i sigurt për trajtimin e dhimbjes dhe etheve gjatë shtatzënisë.

Megjithatë, nevojiten studime më të hollësishme për të kuptuar më mirë efektet e tij afatgjata.

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

1 day ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

1 day ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago