Stresi intensiv shkakton në trup reagimin e luftës ose të ikjes, domethënë ose të qëndrosh për të luftuar ose të largohesh për të shpëtuar.
Është i njëjti reagim që aktivizohet kur jeta jonë është në rrezik ose ekziston një kërcënim.
Sipas HuffPost Australia, në situata kërcënuese për jetën, truri zvogëlon hormonet e oreksit dhe rrit adrenalinën, në mënyrë që trupi t’i kushtojë të gjithë energjinë e tij mbijetesës.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe nëse nuk jeni në një situatë vërtet kërcënuese për jetën nëse truri juaj po përballet me diçka si një kërcënim.
Megjithatë, ka njerëz që hanë më shumë kur janë të stresuar. Ky lloj stresi i vazhdueshëm bën që truri të lëshojë kortizol, një hormon që rrit oreksin.
Çfarë duhet të bëjmë;
Pavarësisht nëse stresi ju shtyn të hani më shumë ose më pak, ka mënyra të tjera për t’u ndier më mirë. Sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, meditimi, stërvitja dhe mbështetja nga ata përreth jush janë disa mënyra të mira për të lehtësuar stresin.
Përveç kësaj, kujdesi për veten, ushqimi i duhur apo edhe psikoterapia mund të ndihmojnë në luftimin e stresit./
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…