<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A e dini pse nuk mund të dilni duke qeshur në foton e pasaportës?

E gjitha bëhet në funksion të sistemit të skanimit të fotos nëpër pikat doganore apo në vende të tjera ku përdoren dokumentet e identifikimit.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil rekomandon që fotot e pasaportave të kenë një “shprehi neutrale” që të përdoren nga sistemet e njohjes së fytyrës apo nga punonjësit e pikave doganore që duhet të bëjnë krahasimin. Kjo teknologji kërkon disa standarte.

Kur p.sh goja është e hapur në një foto pasaporte, kjo e vështirëson punën e aparaturës që ka si funksion njohjen e fytyrës apo të punonjësit të pikës kufitare që duhet të bëjë krahasimin me sy. Në funksion të këtij sistemi janë edhe përmasat e fotos, ndriçimi, sfondi i fotos etj.

Në këtë mënyrë, makineria që skanon foton bën një hartë matematikore duke llogaritur distancën mes syve, hundën etj. Çdo gjë që fsheh ose shtrembëron këto elemente, si p.sh. vënia e syzeve apo edhe buzëqeshja, redukton efektivitetin e algoritmit që përdoret. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me njerëzit që duhet të bëjnë krahasimin mes personit që kanë përballë dhe personit të fotografuar në pasaportë. Realisht, pak persona janë të buzëqeshur kur zbresin nga avioni pas një udhëtimi 12 orësh ose kur merren në pyetje në kufi.

Ndaj, fotoja e pasaportës duhet të jetë me shprehi neutrale në mënyrë që edhe oficerët e kufirit të mos detyrohen që t’u kërkojnë qindra apo mijëra njerëzve në ditë që të buzëqeshin në një kohë që ata nuk duan apo nuk e ndjejnë ta bëjnë këtë gjë.

Gjithsesi duhet evidentuar fakti se buzëqeshja në foton e pasaportës ka qenë e lejuar deri në vitin 2004. Madje në fillim të shekullit të kaluar, si foto pasaporte mund të përdorej edhe një foto familjare.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

13 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

15 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

15 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago