Telefoni celular tashmë është kthyer në objektin e pandashëm dhe shumë të nevojshëm për secilin prej nesh. Duke qenë kaq i nevojshëm, është mirë të kemi një bateri plot përgjatë gjithë ditës.
Studimet e fundit kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, kemi qenë duke e karikuar gabim aparatin celular. Ideja e të bërit këtë proçes përgjatë gjithë natës, në fakt është tejet e dëmshme për telefonin.
Kjo sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka do të thotë dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj.
Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë. Kuptohet, të gjithë dëshirojmë një celular të karikuar në maksimum për të nesërmen, por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhja e zonave të mira me sinjal etj.
Në fakt, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qëndrueshme, kështu që rrjedhimisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…