<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A bie nga pesha duke mos ngrënë?

Një nga këshillat më të përsëritura në mesin e njerëzve që duan të bien në peshë është që nuk duhet t’i marrë uria ose nuk do të përmbahen në vaktin e ardhshëm.

Megjithatë, ka raste kur të durosh urinë për periudha të gjata ndihmon në rënien në peshë. Ekspertë në studime të shumta kanë krahasuar regjimet e kufizuara ushqimore që zbatohen rregullisht me qëllim rënien në peshë.

Sipas tyre, rregulli i artë për rënien në peshë është që njeriu të konsumojë më pak kalori. Mënyrat janë të ndryshme. Ju mund të zvogëloni racionet ushqimore, të ndryshoni stilin e të ushqyerit ose të hiqni dorë prej ushqimeve në ditë të caktuara.

Regjimet ushqimore nuk kanë të njëjtin rezultat për të gjithë

Disa njerëz e kanë të vështirë të frenohen nga ushqimi qoftë edhe për një ditë të vetme. Disa të tjerë ia dalin të qendrojnë duke ngrënë shumë fare pak për ditë të tëra pa problem.

Shumë njerëz nuk përqendrohen dhe bëhen agresivë nga mungesa e ushqimit. Diabetikët duhet të qëndrojnë larg regjimeve të tilla ekstreme për shkak të ndikimit në nivelin e glukozës në gjak.

Vetëpërmbajtja dhe jetëgjatësia

Praktika e të frenuarit nga ushqimi në periudha të caktuara mund të ndalë progresin e disa sëmundjeve. Sipas të dhënave, frenimi nga ushqimi në ditë të caktuara u jep mundësinë qelizave të rimëkëmben e të mos pësojnë mutacion duke i çelur rrugën sëmundjeve.

Normalisht, njeriu duhet ta ketë të lehtë t’i nënshtrohet një regjimi të kufizuar në kalori për një periudhë të shkurtër kohore.

Historia tregon se jo gjithmonë njerëzit kanë pasur qasje kaq të larmishme në ushqim. Nga ana tjetër, njeriu ka një natyrë abuzuese.

Me dëshirën për të humbur peshë, disa njerëz marrin aq pak kalori sa trupi nis të shuhet nga uria.

Sipas kërkimeve studimore që Agroweb disponon, të dhënat janë të pamjaftueshme për të konfirmuar nëse regjimi i ushqimit të kufizuar për periudha të gjata kohore është plotësisht i suksesshëm dhe pa pasoja shëndetësore.

Ata argumentojnë se njerëz të ndryshëm mund të kenë reagime po aq të ndryshme ndaj këtij kufizimi. Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes mbi të gjitha për cilësinë e ushqimeve.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

1 day ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

1 day ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago