<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

6-vjeçari austriak, “Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”

Nga Albert Vataj

“Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, është një foto legjendare, e cila ka udhëtuar në kohë për të na gërvishtur cipën e hollë të kujtimeve, të asaj të shkuare, që i gëzoheshim diçkaje më një forcë shpërthyese përjetimi, e tillë sa mbetet ende sot gjurmë drite në kujtesën e viteve.Fotoja, “Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, evokon periudhën pasluftës së Dytë Botërore, kur austriaku 6-vjeçar, Hans Werfel jetonte në një jetimore. Foto është realizuar nga Gerald Waller, dhe publikuar në revistën LIFE më 30 dhjetor 1946 (faqe 22). Pothuajse pesë vjet më vonë, më 24 shtator 1951 (faqe 180), e njëjta fotografi u rishfaq në LIFE falë një lexuesi, i cili i shkruan revistës se ky është Werfel, një je tim austriak 6-vjeçar, duke përqafuar një palë këpucë të reja dhuruar nga misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan, veprimtaria e së cilës shtrihej në një pjesë të konsiderueshme të vendeve të goditura nga Lufta e Dytë Botërore.

Sa herë që e shikon këtë foto, është një emocion i veçantë që të pushton, një përzierje e përmallimit, dhimbjes së kujtimeve dhe një lumturimi sipëror, tejet i dritshëm, sepse askush nuk do të lumturohet çiltërsisht dhe me një forcë qiellore sa një fëmijë. Sot kemi pak, fare pak momente të tilla fatlume, kur ky diell lumturimi të na mbështjellë me rrezatimin e vet, si një brerore shenjtërimi. Kjo jo sepse ka vd ekur fëmija brenda nesh, por sepse kemi mësuar të harrojmë kohën kur i gëzoheshim këtyre çasteve. Sa e trish tueshme ishte var fëria, por sa të bukur ishin ato momente, kur jeta jonë mëkohej nga një dritë e tillë lumturimi. Edhe pse dua ende ti gëzohem këtij çasti, shpirti im e ka të pamundur ta ndez atë kandil flakëpakët, drita e të cilit të na i bashkojë skajet e kohës në një përplasje përjetimi.

“Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”,
evokon periudhën pasluftës së Dytë Botërore,
kur austriaku 6-vjeçar, Hans Werfel jetonte në një jetimore.
Foto është realizuar nga Gerald Waller,
dhe publikuar në revistën LIFE më 30 dhjetor 1946 (faqe 22)
postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago