<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 Ushqimet që parandalojnë Migrenën

Dhimbjet e migrenës, për atë që i ka provuar, janë më të tmerrshmet. Këto dhimbje janë paralizuese dhe shoqërohen me të vjella e ndjeshmëri ndaj dritës.

Në shumicën e rasteve dhimbjet kanë nevojë për trajtim mjekësor, por në disa të tjera ato parandalohen ose zbuten nëpërmjet disa ushqimeve, listën e të cilave e keni më poshtë duke lexuar në AgroWeb.org

Peshku

Peshku me yndyrë është i pasur ma acide yndyrore omega-3 që largon inflamacionin dhe dhimbjet.

Këto acide yndyrore ulin edhe tensionin e lartë të gjakut.  Ato i gjeni tek salmon, skumbria dhe trofta.

Arrorët

Arrorët janë të pasura me magnez, një mineral që nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ai ndihmon në largimin e dhimbjeve të kokës dhe të migrenës.

Përveç arrorëve, magnezin e gjeni edhe tek fasulet dhe drithërat e plota.

Farat e Linit

Këto fara janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 që largojnë dhimbjet e migrenës.

Ato janë element përbërës të shumë kurave popullore kundër migrenës.

Uji

Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën.

Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.

Kosi

Trupi dhe truri kanë nevojë për kalçium që të funksionojnë siç duhet.

Mungesa e këtij minerali nxit dhe shkakton edhe dhimbjet e migrenës.

AgroWeb.org sugjeron konsumin e rregullt ditor të kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalçium e që migrena të mbahet larg.

Të dhënat tregojnë se për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë.

Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri.

Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes.

Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

10 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

12 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

13 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago