<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 arsyet pse turistët zhgënjehen nga Parisi(Foto)

Një shprehje e famshme thotë “Të shoh Parisin dhe pastaj të vdes”. Disa turistë nuk janë shumë dakord me këtë shprehje. Ata janë zhgënjyer nga qyteti i dashurisë pasi e kanë vizituar atë. Nuk është qyteti që kishin parë në filma apo kanë lexuar në libra.

Pse? I lexoni më poshtë arsyet:

Kontrolle të mëdha sigurie tek Kulla Eifel

Përpara se të udhëtoni për në në Paris, me siguri dëshironi të shikoni Kullën Eifel. Mirëpo, kjo pikë turistike ka shumë njerëz dhe kontrolle sigurie në hyrje aq ju duket vetja në aeroport. Këshilla më e mirë është, ta shikoni kullën nga distanca, pasi do të qëndroni gjatë në radhë.

Turma të mëdha në hyrje të Louvre-t

Sigurisht, që në Paris duhet të vizitoni edhe muzeun e Louvre-t. Mirëpo, nëse nuk i keni blerë biletat paraprakisht, bëhuni gati për të pritur gjatë në radhë. Kjo është më të vërtet rraskapitëse, sa do të harroni arsyen pse dëshironi ta vizitoni Louvre-n.

Gratë franceze nuk janë si ato në filma

Në filma, gratë franceze duken misterioze, elegante dhe simpatike. Ato vishen me stil (me bareta) dhe duken mahnitëse. Mirëpo, e vërteta në Paris duket të jetë tjetër. Gratë franceze veshin rroba të thjeshta, nuk bëjnë grim as manikyr.

Disa vende turistike nuk janë më

Ura e dashurisë, një ndër vendet që tërhiqte më shumë turistët, por edhe të dashuruarit, “nuk është më”. Ata kishin një traditë që vendosnin një bravë dashurie. Mirëpo, me kalimin e kohës, pesha e bravave arrini në 45 ton dhe ekzistonte rreziku që të binte. Kështu që, në vitin 2015, autoritetet e qytetit vendosën të heqin pothuajse të gjitha bravat.

Ka pak vende ku njerëzit flasin anglisht

Francezët flasin shumë mirë anglisht, por nuk duan. Mund t’ju ndodhë që stafi në një restorant të mos flasë anglisht ose të flasë me një theks që vështirë se do ta kuptoni. Gjithashtu, nuk mund të ketë menu në anglisht, vetëm në frëngjisht, kështu që duhet ta merrni me mend se çfarë po porosisni.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

6 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

6 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago