Janë disa ushqime që i kemi ngritur në piedestal dhe disa të tjera të cilave u kemi rënë në qafë kot. Këto 3 mite që ju ende i besoni mbi ushqimin e shëndetshëm, duhet t’i hidhni në ‘plehra’.
Eliminimi i karbohidrateve ju bën më të shëndetshëm – Keni dëgjuar për dietat pa karbohidrate që ju bëjnë të humbni peshë, por kjo nuk është e vërtetë. Në përgjithësi, ka më shumë të mira marrja e karbohidrateve sesa shmangia e tyre. Studimet kanë treguar se ata që marrin ushqime me karbohidrate kanë 30% më pak rrezik të preken nga kanceri. Duhet të zgjidhni karbohidratet e duhura dhe jo t’i eliminoni fare.
Të marrësh proteina shtesë të bën më të fortë – Shumë besojnë se për t’u forcuar, duhen proteina shtesë. Por ndërkohë që është e vërtetë se proteinat ndihmojnë në zhvillimin muskular, duhen “përzierë” me yndyra dhe stërvitje. Gjithashtu, proteinat e tepërta rrisin rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka me 250%.
Burimi më i mirë i kalciumit është qumështi – Të bën mirë, por jo aq mirë sa mendoni. Të pish shumë qumësht rrit rrezikun e kancerit në prostatë dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, nuk është burimi më i madh i kalciumit, pasi sardelet përmbajnë më shumë.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…