<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Nëntë mënyra si ta trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

 

 

Një nga arsyet që dhimbja e dhëmbëve bëhet më e padurueshme gjatë natës është sepse ka më pak shpërqendrime.

Kështu është më e lehtë që e gjithë vëmendja juaj të shkojë te dhimbja e dhëmbit dhe të mos ju zërë gjumi.

 

 

Sidoqoftë, ju sugjerojmë që të provoni këto mënyra për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve:

Marrja e ilaçeve pa recetë si ibuprofeni është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për shumë njerëz, që redukton në mënyrë efektive dhimbjet e dhëmbëve.

 

 

Përdorimi i kompresave të ftohta mund të ndihmojë shumë në këtë rast. Mjafton që në zonën e faqes ose të nofullës ku ndjeni dhimbje, të vendosni një qese me copa akulli të mbështjellë me një peshqir. Në këtë mënyrë akulli do të veprojë duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke ndaluar dhimbjen.

Grumbullimi i gjakut në kokë mund të shkaktojë më shumë dhimbje dhe inflamacion. Për disa njerëz, ngritja e kokës me një jastëk ose dy mund të lehtësojë dhimbjen aq sa ata të flenë gjumë.

Disa pomada që përmbajnë përbërës të tillë si benzokaina mund të mpinë zonën problematike duke bërë që të mos ndjeni më dhimbje për një periudhe kohe. Sidoqoftë, benzokaina nuk është e përshtatshme për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël.

Shpëlarja e gojës me ujë të kripur, mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e grimcave të ushqimit ose mbeturinave në dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.

Periodontiti është një infeksion serioz i mishrave të dhëmbëve. Ai mund të shkaktojë probleme të tilla si dhimbje, gjakderdhje dhe lëvizje të dhëmbëve.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se shpëlarja me peroksidin e hidrogjenit ndihmoi në reduktimin simptomave të parodontitit.

 

 

Kini parasysh që para përdorimit, peroksidi i hidrogjenit duhet tretur në ujë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet gëlltitur. Duke qenë se menta përmban antibakterial dhe antioksidues, çaji i mentës ose thithja e qeseve të saj gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit.

Gjithashtu mentoli si një përbërës aktiv i mentës, mund të ketë një efekt të lehtë mpirës në zonat e ndjeshme.

Eugenoli është një nga përbërësit kryesorë të karafilt, i cili mund të reduktojë dhimbjen e dhëmbëve. Ai vepron si një analgjezik, që do të thotë se vepron si mpirës në zonën problematike, shkruan AgroWeb.org.

 

 

Ju mund të mbani pranë dhëmbit një karafil ose mund të krijoni një masë pastoze duke bluar një sasi të vogël karafili dhe duke e përzier me ujë.

Alicina, e cila është përbërësja kryesore e hudhrës, ka një efekt të fortë antibakterial që mund të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve në gojë, të cilat çojnë në kavitete dhe dhimbje dhëmbi.

 

 

Duke përtypur një thelpi hudhër do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes, por kjo mund të jetë një shije shumë hi e mirë dhe mund të mos jetë zgjidhja e duhur për të gjithë.

admin admin

Recent Posts

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

11 minutes ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

24 minutes ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

48 minutes ago

‘Jam 56 vjeç dhe ndihem më mirë se kurrë’: Rutinat e përditshme që një mjeke përdor për të mbajtur migrenat nën kontroll

    Rutina e përditshme e Dr Louise Newson synon të reduktojë migrenat, të parandalojë…

23 hours ago

A luftonin gratë kelte në beteja?

    Keltët e lashtë njiheshin si luftëtarë të egër që jetuan në pjesën më…

23 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani vetëm një vakt në ditë? Ja rezultatet pas një muaji

      Agjërimi ka një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë uljen e inflamacionit, përmirësimin…

23 hours ago