Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe mjekësinë popullore.
Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Më poshtë kemi listuar se cilat janë këto benefite, shkruan vizionplus.tv, transmeton Periskopi.
Përmirësimi i cilësisë së gjumit
Mjalti stimulon prodhimin e melatoninës, një hormon që ndihmon trupin të relaksohet dhe të hyjë në fazat e gjumit të thellë.
Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak
Mjalti ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë natës, duke parandaluar zgjimet e papritura.
Nxitja e metabolizmit të trurit
Glukoza natyrale te mjalti furnizon trurin me energji gjatë gjumit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit njohës.
Mbështet sistemin imunitar
Mjalti ka veti antibakteriale dhe antioksiduese që ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
Zbutja e kollës dhe e fytit të irrituar
Nëse keni kollë ose ndjeni irritim në fyt, mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e këtyre simptomave, duke ju ndihmuar të flini më mirë
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…