Kërcitja e gishtave është një zakon i përhapur, por ndryshe nga besimi i vjetër se ajo shkakton artrit, studimet shkencore tregojnë se nuk ka prova që kjo të rrisë rrezikun për osteoartrit.
Një nga rastet më të njohura është ai i mjekut Donald Unger, i cili për 50 vite kërciti rregullisht gishtat e dorës së majtë, ndërsa të djathtën nuk e kërciti. Në moshën 72-vjeçare, radiografitë treguan se nuk kishte artrit në asnjërën dorë.
Por çfarë e shkakton atë tingull karakteristik? Brenda nyjeve ndodhet lëngu sinovial, i cili lubrifikon kockat. Kur nyja tërhiqet ose përkulet, presioni brenda saj ndryshon dhe krijohen flluska gazi, shpërthimi i të cilave prodhon tingullin e “kërcitjes”.
Studime të ndryshme kanë krahasuar njerëzit që i kërcasin shpesh gishtat me ata që nuk e bëjnë këtë dhe nuk kanë gjetur lidhje mes këtij zakoni dhe osteoartritit.
Pra, sipas studimit nëse ju pëlqen të kërcisni gishtat, nuk ka arsye të mendoni se po i shkaktoni artrit nyjeve. Megjithatë, kërcitja e shoqëruar me dhimbje, ënjtje ose probleme të tjera të nyjeve duhet të vlerësohet nga një mjek.
Pershtatur nga BBC
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…