Shumica e njerëzve luftojnë me pagjumësinë pjesën më të madhe të natës. Pagjumësia (Insomnia) mund ta lerë një person të shqetësuar të nevrikosur duke shkaktuar mungesë përqëndrimi gjithashtu.
Gjetja e një zgjidhje të efektshme kërkon zbulimin e shkakut. Gati gjysma e rasteve të pagjumësisë rrjedhin nga problemet psikologjike ose emocionale. Ngjarjet stresuese, depresioni, ose një çrregullim ankthi mund t’ju sjellin pagjumësi. Në mënyrë ideale, pasi shkaku themelor është trajtuar, pagjumësia përmirësohet.
Mos shpenzoni shumë kohë në shtrat: evitoni tendencën për të shpenzuar shumë kohë në shtrat me shpresën për të rënë në gjumë. Në të vërtetë, më pak kohë në shtrat promovon gjumë më qetësues.
Përdorni shtratin vetëm për të fjetur dhe shkoni në shtrat vetëm kur ndjeheni të përgjumur. Nëse nuk ju vjen gjumë shkoni në një dhomë tjetër dhe të bëni diçka relaksuese. Qëndroni deri sa të ndjeheni të përgjumur, dhe pastaj kthehuni në shtrat.
Relaksohuni: mendja e shqetësuar është armiku i gjumit.Teknikat për të relaksuar mendjen mund të jenë: meditimi, ushtrime të frymëmarrjes, relaksim progresiv i muskujve. përcjell Zhurnal.mk .
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…