Shumë persona që përpiqen të kontrollojnë peshën ose nivelet e sheqerit në gjak zgjedhin të kufizojnë konsumin e frutave, duke i konsideruar ato si burim të lartë sheqeri.
Megjithatë, ekspertët e ushqyerjes theksojnë se frutat e plota janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe nuk duhen ngatërruar me produktet e përpunuara që përmbajnë sheqer të shtuar.
Sipas specialistëve, frutat përmbajnë vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave dhe ruajtjen e ekuilibrit të glukozës në gjak. Për këtë arsye, zgjedhja e frutave me përmbajtje më të ulët sheqeri mund të jetë një alternativë e mirë për ata që ndjekin një regjim të kontrolluar ushqimor.
Ndër frutat më të rekomanduara renditen manaferra, kivi dhe kajsia, të cilat përmbajnë sasi të vogla sheqeri dhe njëkohësisht ofrojnë vlera të larta ushqyese.
Gjithashtu, ananasi i freskët, shalqiri, qershitë, grejpfruti dhe papaja konsiderohen zgjedhje të përshtatshme kur konsumohen në mënyrë të moderuar.
Ekspertët kujtojnë se konsumimi i frutit të plotë është gjithmonë më i dobishëm sesa lëngjet e frutave, pasi ruan përmbajtjen e fibrave dhe ndihmon në kontrollin e urisë. Ata këshillojnë që frutat të jenë pjesë e përditshme e menusë, duke u kombinuar me një stil jetese aktiv dhe një dietë të balancuar.
Në këtë mënyrë, është e mundur të përfitohen të gjitha vlerat ushqyese të frutave pa ndikuar negativisht në nivelet e sheqerit në gjak.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…