<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Kujdes nga ky armik i heshtur i shëndetit…

 

Të gjithë e dimë që kripa është “e keqe për shëndetin”, por zvogëlimi i konsumit të saj nuk është aspak i thjeshtë. Shpesh, për shkak të shijes apo zakonit, kemi tendencën ta shtojmë atë në gatimet tona të përgatitura në shtëpi.

 

Pra, kur një mjek ose nutricionist na sugjeron zvogëlimin e konsumit të kripës, mendojmë për kripën e shtuar në makarona ose sallatë. Dhe nuk shqetësohemi për kripën “e fshehur” që gjendet në bukë, mish të tharë dhe ushqime të paketuara.

 

Është pikërisht kjo kripë e fshehur që rrezikon të bëhet armiku ynë më i rrezikshëm. Natriumi, minerali që gjendet në kripën e kuzhinës, është një faktor rreziku për zhvillimin e presionit të lartë të gjakut. Presioni i lartë i gjakut, veçanërisht nëse nuk trajtohet, mund të çojë në ndërlikime serioze shëndetësore, duke përfshirë atakun në zemër, goditjen në tru, dështimin e veshkave dhe madje edhe demencën.

 

Këto sëmundje jo vetëm që prekin individët, por gjithashtu rëndojnë gjithnjë e më shumë kostot e kujdesit shëndetësor: ulja e konsumit të kripës është, pra, e dobishme për të gjithë. Një studim i botuar në “Hypertension”, revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregon se ulja e natriumit në ushqimet e paketuara përmirëson shëndetin kardiovaskular, duke parandaluar shumë vdekje nga ataku në zemër dhe goditja në tru.

Për të mbështetur këtë teori u analizuan dy studime evropiane, një francez dhe një britanik.Bageta është simboli thelbësor i Francës dhe një nga ushqimet më të konsumuara. Fatkeqësisht, megjithatë, vetëm ajo siguron një të katërtën e marrjes së rekomanduar ditore të kripës.

 

 

Prandaj, në vitin 2022, qeveria franceze dhe prodhuesit e bukës nënshkruan një marrëveshje vullnetare për të ulur përmbajtjen e kripës në bukë. Rezultatet: një rënie e vdekshmërisë dhe e shtrimeve në spital për sulme në zemër dhe goditje në tru. E gjithë kjo ndodhi pa e vënë re ndryshimin popullsia.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një anketë vlerësoi se përmbushja e objektivave për reduktimin e kripës në ushqimet e gatshme do të ulte konsumin ditor me 17.5 për qind. Ky reduktim do të parandalonte mijëra atake në zemër gjatë dy dekadave të ardhshme, duke rritur vitet e jetës së shëndetshme dhe duke i kursyer sistemit shëndetësor rreth 1 miliard paund.

 

Ekspertët rekomandojnë pesë veprime për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Së pari, zëvendësoni kripën me bimë aromatike, erëza, hudhër, spec djegës dhe fruta agrume. Se dyti shpëlajini perimet dhe bishtajoret e konservuara dhe hani më shumë produkte të freskëta.

 

 

Së treti, lexoni etiketat e produkteve dhe zgjidhni ato me më pak kripë. Së katërti zvogëloni gradualisht kripën gjatë gatimit që të mësoheni me shijen. Së pesti, mos vendosni kripë ose salca të kripura në tavolinë, që edhe fëmijët të mësohen me shije natyrale

admin admin

Recent Posts

Kujdes nga këto shenja: Mund të tregojnë probleme me veshkat

    Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…

15 minutes ago

Ushtari i luftës së vitit 1812 varrosi krahun e tij të prerë, por historia e tij e vërtetë është edhe më e çuditshme

    Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…

25 minutes ago

A e dini se për çfarë shërben kopa në shpatullën e një xhakete ose palltoje?

    Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…

49 minutes ago

Mos i hani këto ushqime nëse keni probleme me veshkat

    Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…

55 minutes ago

Kjo është bimë që ngadalëson plakjen dhe pastron në mënyrë perfekte trupin

    Moringa (moringa oleifera) nuk duhet parë vetëm si një shtesë dietike - ajo…

1 hour ago

Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?

Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…

19 hours ago