<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Njerëzit me grup gjaku 0 nuk duhet të pinë kafe, ja çfarë thuhet për grupet e tjera dhe çfarë duhet të konsumoni

 

Dieta sipas grupit të gjakut, e popullarizuar në vitin 1996 nga Dr. Peter D’Adamo, pohon se njerëzit me grupin e gjakut 0 nuk duhet të pinë kafe.

 

 

Kjo teori bazohet në supozimin se grupet e gjakut janë zhvilluar në periudha të ndryshme të historisë njerëzore dhe për këtë arsye një mënyrë e ndryshme e të ngrënit i përshtatet secilit prej tyre.

Sipas kësaj diete, grupi i gjakut O konsiderohet më i vjetri dhe shoqërohet me gjuetarët që janë më të përshtatshëm për mish dhe proteina, ndërsa kafeja dhe birra janë ndër pijet që duhen shmangur.

 

 

Sipas rregullave të kësaj diete, personat me grup gjaku 0 nuk duhet të pinë kafe, birrë, çaj të zi dhe pije alkoolike të distiluara, ndërsa rekomandohen lëngjet e qershisë, mangos dhe guavas.

Personat me grup gjaku AB këshillohen të shmangin kafeinën dhe alkoolin, si dhe lëngjet e guavas dhe mangos. Grupet e gjakut A dhe B kanë pak më pak kufizime, por as për ta nuk ka liri të plotë në zgjedhjen e pijes.

 

 

Dieta sipas grupeve të gjakut i ndan ushqimet në të dobishme, neutrale dhe të dëmshme, varësisht nëse një person ka grupin e gjakut O, A, B apo AB. Për secilin grup gjaku, ofrohet një dietë e veçantë, rekomandime për aktivitet fizik dhe një listë e pijeve të lejuara.

 

 

Problemi më i madh me këtë teori është se ajo nuk është konfirmuar nga kërkimet shkencore.

Një studim në shkallë të gjerë i botuar në vitin 2014 në revistë ndoqi më shumë se 1,400 subjekte dhe zakonet e tyre të të ngrënit.

Rezultatet treguan se njerëzit që hanin sipas rekomandimeve të kësaj diete kishin vërtet tregues më të mirë shëndetësorë, por këto rezultate nuk lidheshin me grupin e gjakut. Efektet pozitive ishin të njëjta pavarësisht nëse personi kishte grupin e gjakut O, A, B apo AB.

Kjo do të thotë që kushdo që zvogëlon konsumin e alkoolit, heq dorë nga disa zakone të pashëndetshme dhe përfshin më shumë fruta dhe perime në dietën e tij, ka të ngjarë të vërejë një përmirësim në shëndetin e tij, pavarësisht nga grupi i gjakut.

 

Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë arsye për të hequr dorë nga kafeja vetëm sepse keni grup gjaku O. Për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, konsumi i moderuar, deri në tre ose katër filxhanë në ditë, shoqërohet me përfitime të shumta shëndetësore.

 

 

Nëse kafeja shkakton presion të lartë të gjakut, prish gjumin ose shkakton probleme me stomakun, kjo mund të jetë një arsye e vlefshme për të zvogëluar marrjen e saj, por jo vetë grupi i gjakut.

Personat me tension të lartë të gjakut, diabet ose sëmundje të zemrës duhet të konsultohen me mjekun e tyre në lidhje me marrjen e kafeinës. Një vendim i tillë duhet të bazohet në gjendjen shëndetësore dhe nevojat individuale, jo në grupin e gjakut.

admin admin

Recent Posts

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

2 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

3 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

4 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

4 hours ago

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë

    Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…

5 hours ago

Mos harxhoni më para për ila’çe, përdorni këtë recetë çudibërëse dhe do shëroheni nga këto sëmundje

  Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…

5 hours ago