<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë mund të rrezikojë jetën e fëmijës tënd

 

Shohim jo rrallë herë, që ndërsa dalin me fëmijën në karrocë, kur është vapë, prindërit e mbulojnë atë me një mbulesë të lehtë dhe të hollë me qëllimin për ta ruajtur nga vapa.

 

Sipas një pediatri suedez, kjo në fakt është një praktikë shumë e gabuar. Svante Norgren, mjek në spitalin pëdiatrik te Stockholm-it, konfirmon se ky veprim është shumë i gabuar pasi brenda karrocës ku ndodhet fëmija fillon të bëhet shumë vapë. Kjo gjë shkaktohet për shkak të qarkullimit të dobët te ajrit. Por mbulesa shprehet ai, ju pengon gjithashtu edhe për të parë dhe kontrolluar gjendjen e fëmijës.

Për të konfirmuar këtë disa gazetarë në Suedi kryen një eksperiment. Ata lanë për 90 minuta dy karroca në ajër të hapur: njërën e mbuluan me një mbulesë, kurse tjetrën jo. Pasi kaloi një orë e gjysmë, ata maten temperaturën në secilën prej tyre. Në karrocën e hapur temperatura ishte 22 gradë, kurse në karrocën e mbuluar temperatura kishte shkuar 37 gradë. I njëjti efekt do të krijohej edhe nëse mbulesa që do të përdornit është e hollë fare.

Prindërit duhet të dinë se trupi i fëmijës ngrohet 3-5 herë më shpejt se sa trupi i një adoleshenti, ndërkohë që të vegjlit nuk djersinë sikurse të rriturit çka do te thotë se nuk e rregullojnë dot lehtësisht temperaturën e trupit te tyre. Për të mos harruar që fëmijët e vegjël nuk kanë mundësi të tregojnë se janë duke ndjerë te nxehtin.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të tregohen sa më vigjilentë ndaj fëmijëve të tyre dhe të mos e përdorin më këtë praktikë që për fat të keq është përdorur nga gjyshërit e prindërit tanë.

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

8 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

11 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

11 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

12 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

12 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

12 hours ago