<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, ja çfarë njofton KEK

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të mirëmbajtjes dhe përgatitjes së kapaciteteve gjeneruese për periudhat kur kërkesat për energji elektrike shënojnë rritje, si dhe në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE), njësia A4 e Termocentralit Kosova A do t’i nënshtrohet remontit të rregullt vjetor.

 

Lidhur me këtë, sipas njoftimit, ekipet profesionale dhe teknike të TC Kosova A kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, ndërsa sonte, duke filluar nga ora 00:00, njësia do të ndalet në mënyrë të planifikuar dhe të kontrolluar, në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë operative.

 

KEK bën të ditur se ky remont vjetor ka për qëllim inspektimin, riparimin dhe sanimin e pajisjeve kryesore, rritjen e besueshmërisë operative, përmirësimin e performancës teknike dhe sigurimin e operimit të qëndrueshëm të njësisë gjatë ciklit të ardhshëm njëvjeçar të punës.

 

“Remonti vjetor i njësisë A4 përfaqëson një ndër aktivitetet më të rëndësishme të mirëmbajtjes së planifikuar në Termocentralin Kosova A dhe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KEK-ut për ruajtjen e sigurisë së operimeve, rritjen e disponueshmërisë së kapaciteteve gjeneruese dhe garantimin e prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike për vendin.

 

Përmes këtyre ndërhyrjeve parandaluese dhe korrigjuese, synohet që njësia të operojë në mënyrë të sigurt, stabile dhe efikase deri në remontin e radhës vjetor”, thuhet në njoftim. përcjell Zhurnal.mk .

admin admin

Recent Posts

Nëse këto gjëra ju ndodhin shpesh gjatë gjumit, është koha të vizitoni mjekun

    Disa shqetësime duken të zakonshme, por kur përsëriten shpesh mund të tregojnë më…

1 day ago

Ju dhemb koka dhe menjëherë bëni kafe: A është zgjidhje e mirë apo mund ta përkeqësojë problemin?

    Te disa njerëz kafeina e lehtëson krizën, ndërsa te të tjerët bëhet shkaktar…

1 day ago

Pse jeni gjithmonë të etur? Mjekët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj

    Jo gjithmonë bëhet fjalë vetëm për mungesë lëngjesh – etja e vazhdueshme mund…

1 day ago

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

    Shenjat e para shpesh ngatërrohen me lodhjen, moshën ose “kollën e duhanpirësit” –…

1 day ago

Ndryshime të vogla pas orës 17:00 që mund të kenë ndikim të madh në metabolizëm

    Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin…

1 day ago

Vaj ulliri me hudhër: Çfarë i bën vërtet organizmit dhe kur duhet kujdes

    Shumë e përdorin për tensionin, kolesterolin dhe “pastrimin” e enëve të gjakut, por…

1 day ago