IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet shumë i ulët.
“Sipas të dhënave të ECDC (https://www.ecdc.europa.eu) deri më 6 maj 2026, janë raportuar shtatë raste me hantavirus në një anije kroçierë në Atlantikun Jugor, përfshirë tre viktima. Një person ndodhet në gjendje kritike, ndërsa hetimet laboratorike vazhdojnë. Në disa mostra është konfirmuar virusi Andes (ANDV), i cili është endemik në Argjentinë”, thuhet në njoftim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon qytetarët se ethet hemorragjike me sindromë veshkore (EHSV), të shkaktuara nga hantaviruset, nuk janë sëmundje e re në Kosovë.
Numri i rasteve të raportuara ndër vite mbetet i ulët dhe i qëndrueshëm.
Çfarë është Hantavirusi?
Hantaviruset janë viruse që transmetohen nga brejtësit te njerëzit. Infeksioni ndodh kryesisht përmes thithjes së grimcave të kontaminuara nga urina, fekalet ose pështyma e brejtësve të infektuar.
Në Evropë, sëmundja më së shpeshti paraqitet si ethe hemorragjike me sindromë veshkore (EHSV).
Periudha e inkubacionit zakonisht është rreth dy javë, por mund të zgjasë nga 7 ditë deri në 6 javë. Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda dhe përfshijnë temperaturë, lodhje, dhimbje muskujsh, probleme gastrointestinale dhe në raste të rënda dëmtim të veshkave ose probleme respiratore.
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…
Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…
Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…