<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë mund të bëni për t’u qetësuar dhimbjet bebeve, këshilla për nënat…

 

Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë të parrezikshme. Mirëpo nënat kanë në dorë të bëjnë diçka për të ia lehtësuar sadopak dhimbjet të vegjëlve të tyre. Këtu rekomandohen 6 truke, si gjatë momenteve të ngërçeve, ju mund ta qetësoni beben tuaj, duke filluar nga mbështjellja me batanije, deri te masazhet apo ushqimi.

Mbështilleni foshnjen me batanije
Foshnjes i pëlqen të ndjejë të rrahurat e zemrës së nënës gjatë kohës që e mbani! Kur foshnja qan e acaruar shkaku i ngërçeve, ajo reagon në të gjitha stimulimet, në atë se çfarë i pëlqen dhe çfarë e gëzon. Foshnjen tuaj mund ta qetësojë mbështjellja me batanije, sepse në atë mënyrë ju do të parandaloni që t’i shtrengojë duart dhe këmbët e nervrikosur. Të mbështjellur ashtu, shëtiteni nëpër dhomë, luhateni lehtësisht, pëshpëritini apo këndojini qetë, derisa të qetësohet.

 

Luhateni
Foshnjat zakonisht reagojnë shumë pozitivisht në lëvizje dhe në luhatje. Sigurisht që do t’i pëlqejë të ndjejë të rrahurat e zemrës tuaj gjatë kohës kur e mbani në krahë. Po ashtu edhe luhatja mund të jetë e dobishme. Një luhatëse e sigurtë dhe e rehatshme (me rripa sigurimi) sigurisht do të ju ndihmojë që të qetësoni foshnjen tuaj.

 

Vendosni foshnjen afër ndonjë zhurme konstante
Gjatë kohës që foshnja ndodhet në mitër ajo ndëgjon zhurmën e lëngut amniotik i cili e rrethon. Për këtë foshnjat kur janë të shqetësuara, iu pëlqen të ndëgjojnë ndonjë zhurmë kontstante e cila i rikujton kohën deri sa ishte në barkun e nënës. Egzistojnë një sërë prodhimesh të cilat emitojnë këtë zhurmë por prindërit zakonisht këshillojnë që edhe aparatet shtëpiake u kanë ndihmuar me zhurmën konstante dhe vibrimin, siç janë makinat për larjen e enëve, tharrëset, makina e pastrimit të pluhurit. Po ashtu, mund të provoni të lëshoni ndonjë CD me tinguj të valëve të oqeanit apo tinguj të tjerë qetësues.

 

Kini kujdes se si e ushqeni foshnjen
Nëse e ushqeni foshnjen me gji, në pozitë të drejtë, do t’i lehtësoni asaj tretjen dhe do të gëlltis ajër më pak gjatë ushqyerjes. Madje egzistojnë mendime që në Meksikë, në vendin ku egziston tradita që të ushqehen foshnjat në mënyrë të drejtë, fëmijët më pak vuajnë nga ngërçet se sa fëmijët në vende të tjera të botës ku zakonisht fëmijët ushqehen në mënyrë horizontale. Po ashtu, nëse nuk e ushqeni foshnjen me gji, jeni të detyruar ta ushqeni me shishe, atëherë gjithmonë përdorni shishet e vogla dhe mbusheni me qumësht gjer në maje, që sa më pak të ketë mundësi që të mbushet me ajër.

 

Masazhojeni
Mundohuni që kur qetësoni foshnjen, të qetësoheni edhe vetë ju. Masazhimi i lehtë dhe i këndshëm në shpinë të foshnjes mund ta qetësojë foshnjen tuaj të cilën e mundojnë ngërçet. Me faktin që ngërçet paraqiten zakonisht pasditeve apo mbrëmjeve (shumë shpesh në kohë të njejtë), mundohuni që t’i lehtësoni ato me masazhe. Përveç kësaj, është e rëndësishme që foshnja të ndjejë që edhe ju jeni e qetë sepse ajo shumë mirë mund të ndjejë nëse ju jeni e lodhur dhe e acaruar.

 

Keni kujdes se si ushqeheni
Në disa raste shkaktar të paraqitjes së ngërçeve tek foshnjat mund të jenë edhe gjërat ushqimore të cilat i keni konsumuar, ndërsa të cilat shkaktojnë ngërçe tek foshnjat. Nëse jeni nënë gjidhënëse mundohuni që të shmangni nga ushqimi disa artikuj të cilët ju bëjnë të ndjeheni e fryrë siç janë: brokoli, lakra, lulelakra, bizelet, fasulet si dhe ushqimi shumë i kriposur.

admin admin

Recent Posts

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

56 minutes ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

1 hour ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

1 hour ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

2 hours ago

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

2 hours ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

2 hours ago