<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista e rrëfime për njerëz fushash të ndryshme, por kurrë për një njeri që gjatë gjithë jetës së tij më ka rrëfyer për luftërat që nga viti 1941 e deri më 1945.

Është ky Ilmi (Feriz) Tasholli, im atë, që rrëfimet e tij nga jeta dhe lufta i përfundoi para 32 vitesh kur iku nga kjo botë.

Ai u zu rob lufte nga ushtria gjermane si ushtar i Mbretërisë SKS në Rogashka Sllatinë të Sllovenisë.

Tri vite qëndroi në Vjenë derisa u lirua me ndërhyrjen e Selim Gllavicës, i cili ndikoi që një numër i robërve shqiptarë të Luftës të liroheshin para kohës.

Pas një qëndrimi të shkurtër në familje, iu bashkua forcave çlirimtare shqiptare, që luftonin për një Kosovë të lirë, me mundësi bashkimi me Shqipërinë.

E po ashtu, ai ishte edhe një nga dëshmitarët e Masakrës së Tivarit, i rekrutuar në marshin e njohur drejt vdekjes.

Lufta e Gadimes ndodhi më 16 mars 1945 në malet e fshatit.

Brigada e Mbrojtjes Popullore të Kosovës, me të cilën ishte edhe Komandanti i Shtabit Suprem të Kosovës, të dalë nga Lidhja e Dytë e Prizrenit, Adem Gllavica, ndodhej në çaste pushime pas marshimeve çlirimtare.

Si më ka rrëfyer im atë, Ilmiu, jo vetëm një herë, “dikush bani za se po vjen kah na ni brigade komuniste partizane.

‘Para vllazni, para’, ka thirrë Adem Gllavica dhe i kemi zanë pozicionet.

Komunistat sllavë ishin nalt e na në anën e poshtme. Nuk e di sa ka zgat lufta po taman ni sahat jo. I kemi vra mbi 60 komunista dhe 18 i kanë çue të plagosun në Prishtinë.

Aty ku kisha zanë pritën e po gjujsha, më ka mbulue lloçi prej plumbave të mitrolozit armik, po për fat asnja nuk më ka rrokë.

Bile kur u nalën pushkët, Jetish Akllapi, që e kisha dajë të babës, po bërtet: o u vra Ilmia bre!

O jo, ia ktheva, po ai nuk besojke.

O koka plagu, britke në kup të qielles!

O jo, ia pritsha.

O kapne e dishne e kqyrne se hala asht i nxetë e nuk e din se e ka trupin me pluma.

Më kapën shokët, më deshën se nuk besojshin që nuk më ka rrokë asni plum.

Unë kesh e ata desh. Kur e panë qi nuk kam asni shej u vesha e Jetishi më mori me vete.

Pak ma poshtë Rexhep Akllapi i kish zanë ni partizan e ni partizankë.

E kthei çantën bothprap e po e pyet Adem Gllavicën: Qysh me jav shkrue bre nji letër serbisht që ta dorëzojnë në shtabin e tyne n’Ferizaj?

‘Sutra dan da ne vidim ni jedan doshlak u Uroshevcu’, foli Ademi…

I kanë lshue atë partizan e atë partizankë dhe kanë shkue teposhtë Gadimes.

Dikush e kish hap lajmin se jam vra.

Nana jeme, Zarifja, e merr ni qarshaf, e merr edhe Mustafën (ky jeton ne Ferizaj) e mixhës Rexhep dhe niset me ma mlue xhenazen.

Pak pa mrri n’Gadime t’Epër, i thojnë, jo nuk asht vra Ilmia po Shefki Maholli.

E kthehet e shkreta tu i fshi lotët”.

Bisedat për atë luftë, me emocion, i bënin im atë dhe Ramadan Jashari nga Babushi i Muhaxherëve, i cili shpesh vinte në shtëpinë tonë.

Kështu fragmentarisht desha ta kujtoj tim atë dhe Luftën e Gadimes ku ai ishte pjesëmarrës dhe ku u thyen komunistët sllavë nga Leskovci e Vraja. /Marrë nga profili i Faruk Tashollit/

admin admin

Recent Posts

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

1 hour ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

19 hours ago

Besa – Historia e nënës që mbrojti në besë vr’asësin e të birit

BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…

1 day ago

Pse qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit

  Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…

1 day ago

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

    Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…

1 day ago

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

2 days ago