Nga: Nue Oroshi
Meqenëse masakrimi i shqiptarëve në periudhën kohore nëntor 1912 deri në mars 1913 ishte elaborat serb për shfarosjen e shqiptarëve. Një rol terrorist në këto masakrime e kishte luajtur edhe kisha ortodokse serbe që në fakt ka qenë urdhërdhënësja dhe zbatuesja e elaborateve serbe nëpër shekuj. Është shembull i panjohur në historinë e njerzimit kur një prift katolik therët me singia dhe mbytet nga ushtarët serbo-malazezw në prezencën e popave ortodoks.Ky rast ndodhi pikërisht me rastin e vrasjes dhe masakrimit me torturë të atdhetarit at Luigj Palaj. Më, 7 mars 1913 në rrethinën e Gjakovës, ushtarët serb u bashkuan me klerikë fanatik ortodoks për të detyruar me dhunë popullsin të konvertohej nga besimi katolik në atë ortodoks.Rreth 300 njerëz, burra, gra dhe fëmijë, përfshirë At Luigj Palajn, u lidhën me litarë dhe ju kërkua të konvertoheshin nën kërcënimet me vdekje.
Një pop ortodoks i urdhëroi ushtarët serb që qëndronin pranë popullatës së kidnapuar me armët e tyre në dorë dhe popullatën e kërcenoj me këto fjalë: “Ose nënshkruani se jeni konvertuar në besimin tonë ortodoks ose këta luftëtar dhe ushtarakët tanë do t´iu dërgojnë shpirtrat tuaj në fer.Më pas të kindnapuarit nënshkruan formularin në të cilin parashikohej deklarata e konvertimit në fenë ortodokse. At Luigjit erdhi rendi i fundit. Dhe ishte i vetmi që kishte forcën të refuzonte qetësisht.Kur at Luigji vazhdoi në refuzimin e tij, pas tre kërkesave dhe pavarësisht nga lutjet e shqiptarëve katolikëve që ishin detyruar me dhunë e terror, të konvertoheshin, u shpalos një skenë e tmerrshme që në Evropën e shekullit të njëzet nuk do të ishte kurr e mundur të ndodhte. Me një tundje të kokës nga popat ortodoks, ushtarët sulmuan françeskanin, ia hoqën veladonin dhe filluan ta rrihnin me kondakët e pushkëve. At Luigji ra në tokë me disa kocka dhe brinjë të thyer, priftërinjtë ortodoks ndaluan ushtarët dhe e pyetën të plagosurin nëse donte të konvertohej.
Dhe përsëri ai tundi kokën dhe tha në heshtje: “Jo, unë nuk do ta braktis besimin tim, as nuk do ta thyej zotimin tim”. At Luigji mori goditje të panumërta me kondak pushke, derisa më në fund një ushtar ia shpoi mushkëritë me bajonet duke i dhënë fund jetës së priftit fatkeq.Edhe më i dhimshem është masakrimi i katër mirditorve në afërsi të Prizrenit dhe lidhja e Dilës nënës fatkeqe për lisi e cila detyrohët për tre ditë të tëra e lidhur ta shikon djalin e vrarë në gropën ku e kishin masakruar: ” Një grua nga Fandi me emrin Dila erdhi në Prizren me djalin e saj, një të afërm tjetër dhe dy burra nga fshati Gjugjë për të bërë disa pazare për pajën e nusërisë se vajzës së saj. Para se të largohej nga Prizreni, ajo aplikoi për leje për vete dhe për shoqëruesit e saj në shtabin e gjeneralit Jankoviq, në mënyrë që të kalonte e pashqetësuar posblloqet serbe.
Ajo e mori lejën e kalimit. Kur të pesë përsonat arritën në Suni, rreth disa orë nga Prizreni, njerëzve iu grabitën gjesendet që kishin me vete nga ushtaret serb kurse të katër burrat i lidhën dhe i hodhën në një gropë. Më pas ushtarët qëlluan të gjorët nga buza e gropës. Nëna e dëshpëruar, e cila ishte dëshmitare e kësaj skene, bërtiti për djalin e saj dhe duke parë se ai ishte i vdekur ajo ra në gjunjë para ushtarëve dhe iu lut ta vrisnin edhe atë. Ata e lidhën atë në një pemë dhe kur u dëgjua zhurma e të shtënave, oficerët u afruan, ushtarët treguan një bukë të thyer që ia kishin marrë gruas dhe në të cilën kishin shtypur dy fishekë Mauser, duke treguar këtë si provë se burrat kishin tentuar për të kontrabanduar municion. Më pas oficerët i lanë të vazhdonin masakrimet sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Gruaja fatkeqe mbeti e lidhur në pemë nga e hëna pasdite deri të mërkurën me pamje nga gropa në të cilën shtrihej djali i saj i pushkatuar. Ditën e mërkurë, pothuajse plotësisht e rraskapitur nga uria dhe i ftohti i netëve të vona të vjeshtës, ajo u kthye në Prizren.
E mbyllën sërish aty dhe të nesërmen e çuan në posbllokun policor. Ndonëse gjenerali Jankoviq duhej të pranonte se një grua e pafajshme ishte para tij, gruaja fatkeqe nuk u lirua ende, por u burgos në shtëpinë e peshkopit serb deri të nesërmen. Vetëm atëherë ajo iu dorëzua katolikëve dhe u dërgua në kishë. I mora shembull këto dy raste për të treguar se sa i vrazhdë ishte masakrimi i shqiptarëve nga kriminelët serb që edhe sot e asaj dite mbetën të pandeshkuar për krimet e kryera në trojet shqiptare.
Pasuri rekord në botë, e përqendruar në duart e vetëm 3 mijë personave. Ata posedojnë…
Ashpërsia e viruseve më të zakonshme varet nga faktorë të ndryshëm, nga sa…
Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC (titulli: 'Image manipulation has always been around': 10 early photographic 'fakes'…
Kosovë|1943: Ushtarët gjermanë ulur pranë sofrës në një odë diku në një fshat të Kosovës,…
Një rrugëtim drejt etimologjisë së “Emrit” dhe vazhdimësisë kulturore Pellazgo-Ilire Në analet e historisë botërore,…
Në zemër të Stambollit, në lagjen e ngjeshur të Mecidiyeköy, një stadium i vogël por…