Screenshot
Në historinë e njerëzimit ka figura që nuk kufizohen thjesht në epokën e tyre, por duken sikur ndryshojnë vetë rrjedhën e kohës. Genghis Khan është një prej tyre. Nga stepat e egra të Mongolisë, një botë e pafundme bari, erërash dhe horizontesh pa fund, ai u ngrit nga një fëmijëri e varfër dhe e rrezikshme për të ndërtuar perandorinë më të madhe tokësore që ka njohur ndonjëherë njerëzimi.
Emri i Genghis Khan për shumëkënd është sinonim i pushtimit, frikës dhe forcës së pamëshirshme. Por pas legjendës së luftëtarit të pathyeshëm fshihet një histori shumë më komplekse, ajo e një strategu gjenial, një udhëheqësi vizionar dhe një njeriu që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si lidhen qytetërimet mes tyre.
Ishte viti 1162, dhe diku në territoret e shkreta të stepës së Euroazisë, një grua ndodhej në grahmat e lindjes. Ajo e dinte se jeta do të ishte tepër e vështirë për fëmijën e saj. Ushqimi që nevojitej për rritjen e tij, ishte një sipërmarrje jo e vogël në truallin e ashpër të stepës – e cila shtrihet nga Oqeani Paqësor në Evropë – dhe luftërat midis fiseve nomade që mbijetuan atje, siç ishin edhe njerëzit e saj, mongolët, ishin të zakonshme.
Prandaj, nëse nuk donin të luftonin njëri-tjetrin, fiset duhet që të ishin të kujdesshëm ndaj dy perandorive të fuqishme në të dyja anët – në perëndim ishte zemra e qytetërimit në shekullin e XX-të, Persia, ndërsa në lindje dinastia Jin (siç njihet në Kinën e sotme).
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…