<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Enigma e Leonardos që sfidon logjikën: Vetëm mendjet e mprehta e kuptojnë

 

 

Leonardo da Vinci pëlqente të krijonte enigma që i quante “profeci”. Gjeniu i Rilindjes, një mendje e gjithanshme dhe misterioze, ishte shekuj përpara kohës së vet

Leonardo da Vinçi ishte gjeniu universal i Rilindjes, mjeshtër i pikturës, shkencëtar, inxhinier, anatomist, arkitekt, shkrimtar dhe shpikës, veprat e të cilit kanë ndikuar thellë botën dhe vetëdijen njerëzore. Mendja e tij brilante ishte një enigmë më vete. Edhe sot, më shumë se pesë shekuj më vonë, Leonardo mbetet një figurë që vazhdon të intrigojë.

 

 

Ai ishte një vizionar, mendja e të cilit nuk kufizohej në një disiplinë të vetme. Përkundrazi, ai eksploronte dhe thellonte njohuritë në të gjitha drejtimet e mundshme, gjë që e bën për shumëkënd gjeniun më të madh të të gjitha kohërave. Na la kryevepra të pikturës si “Mona Liza” dhe “Darka e Fundit”, vizatoi prototipe makinerish fluturuese, tanke, nëndetëse dhe mekanizma të tjerë, studioi funksionimin e trupit të njeriut dhe të universit. Leonardo da Vinçi ishte, pa dyshim, shekuj përpara kohës së tij, transmeton Telegrafi.

Ky njeri i jashtëzakonshëm, i cili vetë ishte një mister, kishte një prirje të veçantë për enigma. Historianët besojnë se ai i shkruante për të argëtuar fisnikët në oborret mbretërore. Vetë Leonardo i quante këto tekste “profeci”.

Njëra prej tyre thotë:“Një pjesë e madhe e detit do të fluturojë drejt qiellit dhe nuk do të kthehet për një kohë të gjatë.”
Sipas shënimeve të tij, bëhet fjalë për retë.

Një tjetër tingëllon si një ndëshkim biblik:

“Shumë njerëz, pasi nxjerrin frymën me forcë të madhe, fillimisht do të humbasin shikimin dhe më pas vetëdijen.”
Në anë, Leonardo ka shtuar shpjegimin: “Kur e fikin qirin para se të shkojnë për të fjetur.”

 

 

Edhe profecia “ushqimi do t’u hiqet nga goja shumë njerëzve” është interpretuar si hapja e furrës, ndërsa shprehja “kockat e të vdekurve do të vendosin fatin e atij që i lëviz” i referohet zareve, të cilat në kohën e tij përdoreshin nga kocka.

 

 

Këto enigma janë jashtëzakonisht të gjalla dhe të qëllimshme. Përshkrimet janë të ndërlikuara, ndërsa zgjidhjet, çuditërisht të thjeshta. Pikërisht kjo ishte mjeshtëria e Leonardos.

Ai ishte një Mjeshtër i Madh i artit, fjalës, matematikës, studimit të njeriut dhe teknologjisë. Edhe pse në kohën e tij disa prej këtyre fushave nuk kishin ende emër, Leonardo i praktikonte sikur të kishte ardhur nga e ardhmja në shekujt XV dhe XVI.

 

 

A e dinit se…
Leonardo da Vinçi përdorte enigmat jo vetëm për argëtim, por për të mprehur mendjen dhe për të treguar se pas pamjes së ndërlikuar të botës shpesh fshihen kuptime të thjeshta, nëse dimë t’i shohim.

admin admin

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

2 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

2 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

2 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

2 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

2 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

2 days ago