<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Çfarë ndodh me trurin tuaj kur nuk flini?/Studim i ri!

 

Pas një nate me gjumë të dobët, bëhet më e vështirë të përqendrohesh. Mendimet shpërqendrohen, reagimet ngadalësohen dhe qartësia mendore zbehet pikërisht në momentet kur nevojitet më shumë vëmendje. Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts-it (MIT) hedh dritë mbi atë që ndodh brenda trurit gjatë këtyre çasteve të shkurtra të humbjes së fokusit. Hulumtimi tregon se, kur vëmendja dështon për pak sekonda, lëngu cerebrospinal (CSF) lëviz jashtë trurit, një proces që zakonisht ndodh gjatë gjumit dhe shërben për të pastruar mbetjet që grumbullohen  gjatë ditës.

 

Ky mekanizëm pastrues konsiderohet thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe funksionimit normal të trurit. Kur një person është i privuar nga gjumi, trupi duket se përpiqet të kompensojë mungesën e pushimit duke aktivizuar këto lëvizje të lëngut cerebrospinal gjatë zgjimit. Por ky kompensim ka një kosto të qartë; rënie të ndjeshme të vëmendjes. “Nëse nuk flini mjaftueshëm, valët e lëngut cerebrospinal fillojnë të shfaqen gjatë zgjimit, aty ku normalisht nuk do t’i shihnim. Por ato shoqërohen me një kompromis në vëmendje: përqendrimi dështon pikërisht në momentet kur ndodh kjo rrjedhje e lëngut”, shpjegon Laura Lewis, autore kryesore e studimit.

 

Edhe pse gjumi është thelbësor për mbijetesën, shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht pse ai është kaq i rëndësishëm. Ajo që dihet me siguri është se gjumi është i domosdoshëm për vigjilencën dhe se mungesa e tij dëmton në mënyrë të qëndrueshme vëmendjen dhe  aftësitë e tjera njohëse. Kur gjumi shtyhet për shumë kohë, truri nuk ndihet vetëm i lodhur, ai fillon të ndryshojë. Një studim i publikuar në Journal of Neuroscience zbuloi se mungesa e rëndë e gjumit shkakton një proces ku truri nis të shpërbëjë pjesë të vetes. Kërkuesit vëzhguan se astroçitet, qelizat që zakonisht pastrojnë lidhjet nervore të dobëta ose të dëmtuara, bëhen tepër aktive pa gjumë të mjaftueshëm.

 

 

Në vend që të kujdesen për mirëmbajtjen, ato fillojnë të shpërbëjnë edhe sinapsat e shëndetshme. Në të njëjtën kohë, qelizat imunitare të trurit, të quajtura mikrogli, rrisin aktivitetin e tyre duke krijuar modele të ngjashme me ato që shihen në sëmundje neurodegjenerative si Alzheimer-i. Me kalimin e kohës, privimi kronik i gjumit mund të rrisë në heshtje rrezikun për dëmtime të qëndrueshme të trurit.

admin admin

Recent Posts

Preshevari që dizajnoi stemën e UÇK-së, ja cila është historia…

Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…

1 day ago

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

    Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…

1 day ago

Pse duhet të jetë në dietën tuaj lëngu i shegës?

    Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…

1 day ago

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

4 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

4 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 days ago