<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Hurmat arabe, a duhet t’i lajmë para se t’i hajmë?

 

Hurmat arabe janë një lloj fruti që përgjithësisht konsumohet më së shumti gjatë muajit të agjërimit mysliman, Ramazanit.

 

 

Mësimet islame thonë se mënyra më e mirë për të prishur agjërimin është me hurma, dhe ajo që shumë njerëzve u intereson është – A është e nevojshme larja e hurmave para konsumimit të tyre?

 

 

Administrata Saudite e Ushqimit dhe Barnave (SFDA) i këshilloi të gjithë që t’i lajnë mirë hurmat me ujë të ngrohtë përpara se t’i hanë për të reduktuar mbetjet e pesticideve dhe kimikateve, nëse janë të pranishme.

Ky end shëndeti shpjegon se hurmat kontaminohen ose nga substanca kimike si mbetje pesticidesh dhe metale të rënda dhe toksike, ose nga substanca fizike (trupa të huaj si prania e pjesëve metalike), ose nga rritja e mikroorganizmave (maja dhe myku).

 

 

SFDA deklaroi se ka disa mënyra për të ruajtur hurmat, duke përfshirë “ngrirjen”, e cila është mënyra më e mirë, pasi vret ose redukton mikroorganizmat, si dhe redukton bioproceset dhe oksidimin, dhe preferohet që ngrirja të jetë në temperaturën më të ulët të mundshme, duke shtuar se aktiviteti enzimatik nuk ndalet gjatë ngrirjes sepse shkakton rritjen e pjekjes.

Hurmat mund të ruhen në frigorifer për disa javë, por është e rëndësishme përdorimi i ambalazhit të përshtatshëm që ndihmon në reduktimin e ekspozimit të hurmave ndaj lagështirës. Afati i ruajtjes në frigorifer mund të arrijë tre muaj për disa varietete.

Gjithashtu, hurmat mund të ruhen me metodën e “tharjes” për të reduktuar lagështinë që kontribuon në rritjen e mikroorganizmave, sepse mbajtja e hurmave në një lagështi prej 20% dhe ruajtja e tyre në një temperaturë prej 25 gradë Celsius zgjat afatin e tyre deri në një vit.

Në përgjithësi, prodhuesit e hurmave i këshillojnë konsumatorët që t’i lajnë hurmat e thara përpara se t’i konsumojnë.

Shumica e hurmave të importuara vijnë nga Lindja e Mesme.

 

 

Në teori, frutat e thata mbrohen gjatë udhëtimit. Megjithatë, shumica e hurmave nuk lahen para se të thahen.

Përveç kësaj, shumë hurma trajtohen me nxehtësi për të përshpejtuar procesin e tharjes, i cili sjell kimikate që nuk janë domosdoshmërisht të mira për shëndetin tuaj.

SFDA ka treguar se hurmat kanë shumë përfitime shëndetësore si llojet e tjera të frutave, por ato duhet të konsumohen në mënyrë të arsyeshme për të shmangur sheqerin e lartë në gjak, ndaj rekomandon që diabetikët të mos hanë sasi të mëdha hurmash.

 

 

Të gjitha llojet e hurmave përmbajnë nivele të larta sheqeri, në varësi të shumëllojshmërisë dhe shkallës së pjekurisë.

 

 

Hurmat përmbajnë sheqerna, minerale dhe vitamina saharozë, glukozë, fruktozë, niseshte, proteina dhe fibra, si dhe minerale ushqyese si kalium, squfur, fosfor, hekur, natrium, zink dhe magnez, përveç vitaminave (A – B – C – E). Sa i përket lëvozhgave të hurmave, ato përmbajnë flavonoide, të cilat veprojnë si antioksidantë.

admin admin

Recent Posts

“The Odyssey” i Nolan, filmi i rekordeve, por i “urryer” nga grekët

“The Odyssey” nga Christopher Nolan, me premierë më 17 Korrik, është projektuar nga regjisori legjendar…

18 hours ago

Farat dhe vaji i kungullit, një thesar natyral për shëndetin / Këshilla përdorimi nga Ylli Merja

  Në tre dekadat e fundit, farat dhe vajrat e tyre janë përdorur gjithnjë e…

21 hours ago

Letra e Qemal Stafës për Lef Nosin dhe e vërteta që u fsheh! Si u kryqëzua firmëtari i Pavarësisë dhe dënimi më 1946

Nga: HYQMET ZANE Atë ditë që mendoj se ishte edhe pushkatimi i një atdhetari të madh…

21 hours ago

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

2 days ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

2 days ago