<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si ta ndaloni kollën tek bebet me metoda natyrale?

 

 

Edhe foshnjat mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të motit. Si prind, është normale të shqetësoheni kur bebja juaj fillon të teshtijë ose kollitet, por ekzistojnë ilaçe në kushte shtëpie që mund t’i përdorni për ta ndihmuar të ndihet më mirë. Çfarë mund ta ndihmojë vogëlushin tuaj? Më poshtë do të lexoni disa prej metodave.

 

Masazhim-avullim

Nëse foshnja juaj është mbi 3 muajsh, formulat e masazhimit rekomandohen shumë. Kërkoni për produkte me formula të buta të mentolit ose eukaliptit në mënyrë që t’i fërkoni qafën, gjoksin dhe shpinën vogëlushit  tuaj. Lëreni fëmijën tuaj të përthithë avujt që lëshohen nga masazhimi  për t’iu pastruar pasazhet hundës në mënyrë që të marrë frymë më mirë.

Pushim

Një tjetër metodë që mund të ndihmojë fëmijën të shërohet është të pushojë mirë. Është një fazë kur trupi fillon të shërojë veten. Përgatisni një vend të qetë në mënyrë që bebja të flejë mjaftueshëm dhe të ndihet mirë. Në këtë mënyrë do të flejë më shumë gjumë dhe ky i fundit ka vërtet shumë benefite për shëndetin e tij.

 

Supat

Është e rëndësishme ta mbani fëmijën të hidratuar gjatë gjithë periudhës së simptomave të kollës dhe ftohjes, pasi dehidratimi e predisponon atë të kollitet më shumë. Është e rëndësishme të përgatisni supa që janë ushqyese dhe të shijshme, kështu që nuk do ta keni të vështirë të ushqeni vogëlushin tuaj, shkruan living. Edhe pse bebja juaj mund të mos ketë oreks, duhet të keni durim. Është e rëndësishme të marrë sa më shumë lëngje.

 

Avull

Avulli është një mënyrë  tjetër për të parandaluar kollën tek bebet. Mund të blini një aparat lagështie për të shtuar lagështin në ajër në mënyrë që bebja juaj të jetë në gjendje të marrë frymë më mirë ose mund të vloni pak ujë, të shtoni disa pika vajra esencialë dhe të lejoni beben ta thithë atë. Do të vëreni që do të marrë frymë më lehtë për shkak të kësaj metode.

 

Medikamente bimore

Mund të përdorni medikamente bimore për fëmijën tuaj kur ka kollë sepse janë shumë të sigurta për t’u përdorur. Për shembull, mund të përzieni pak mjaltë me gjethe të copëtuara borziloku për të trajtuar kollën dhe të ftohtin. Mund të përzieni dhe pak lëng xhinxheri dhe mjaltë për të lehtësuar kollën tek foshnja.

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

19 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

19 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

19 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

20 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

20 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

20 hours ago