<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Konferenca e Bujanit-projekti i vetëvendosjes dhe i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Nga: Gëzim Prengzi

Për shqiptarët që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi, lufta kundër pushtuesit nazifashist pati theks të dyfishtë kombëtar. Duke luftuar kundër pushtuesit të ri fashist, ata aspironin të çliroheshin edhe nga pushtuesi i mëparshëm serbo-sllav. Bashkimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë ishte një aspiratë e kahershme e popullit shqiptar për Shqipërinë etnike. Mbështetur në Kartën e Atlantikut 14 gusht 1941 të nënshkruara nga Ruzvelti, Çërçilli e Stalini, në mes të tjerash theksohej se, për të drejtën e vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje pas fitores mbi fashizmin, gjithashtu në deklarimet e mbledhjes së Teheranit dhjetor 1943, si dhe deklarimin e Titos para gazetarëve anglezë që ishte botuar në “PLELETER” ku mes të tjerash tha se:”Ardhmëria e Kosovës do të rregullohet me plebishit, dhe kufijtë, nëse është nevoja do të rregullohen në të mirë të Shqipërisë”, filluan përpjekjet për ta vënë në baza të sigurta të ardhmen e popullit shqiptar.

Gjatë Konsultës VI të Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit mbajtur në malet e Sharrit me 3-5 nëntor 1943 u mor vendimi për mbajtjen e Konferencës Themeluese të Këshillit Krahinor NÇL për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit. Një pjesë e veprimtarëve të shquar të Lëvizjes si, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Zekeria Rexha, u përpoqën që Mbledhja Themeluese të kishte bazë sa më të gjerë përfaqësuese dhe si e tillë të bëhej si përfaqësuese e denjë e aspiratave kombëtare të popullit shqiptar. Për zgjerimin e Luftës Çlirimtare Antifashiste në Kosovë duke e lidhur këtë edhe me zgjidhjen e problemit kombëtar pas Luftës, u mblodh Konferenca e Këshillit NÇL të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, e njohur me emrin KONFERENCA E BUJANIT, e cila i zhvilloi punimet me 31 dhjetor 1943-2 janar 1944 në Bujan të Malësisë së Gjakovës,Tropojë. Në Konferencë ishin të pranishëm 49 pjesëmarrës, prej të cilëve 43 shqiptarë, 3 serbë e 3 malazezë, ndërsa 12 të ftuar të tjerë nuk morën pjesë për arsye të ndryshme. Punimet e Konferencës i drejtoi një Kryesi me kryetar prof. Zekeria Rexha. Në natën e parë me 31 dhjetor 1943 iu dërguan telegrame forumeve më të larta të Lëvizjes NÇL në Jugosllavi, Shqipëri e Kosovë. Ditën e dytë u mbajtën dy referate, diskutime, dhe u miratua dokumenti kryesor i Konferencës, Rezolucioni, i cili u lexua në gjuhën shqipe dhe serbishte, dhe u firmos nga të gjithë te pranishmit.

Shkaqet dhe rrethanat në të cilat u mblodh Konferenca e Bujanit. Konferenca e Bujanit u mblodh me 31 dhjetor 1943-2 janar 1944 në shtëpinë e veprimtarit të shquar popullor, bajraktarit të Krasniqes Sali Man Mulosmani, i cili deklaroi se do ta siguronte mbajtjen e një mbledhje të tillë në çdo rrethanë. Konferenca e Bujanit përbën momentin më të rëndësishëm për shqiptarët që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi gjatë LANÇ-it, si konkretizim i përpjekjeve të gjithhershme të shqiptarëve për të realizuar të drejtën e vetëvendosjes. Në të njëjtën kohë do të shërbente edhe si “prova” për politikën e PKJ për mbajtjen e premtimeve të deklaruara më parë. Rrethanat politike e ushtarake, situata kombëtare e ndërkombëtare që përgatitën terrenin dhe hapësirën për organizimin e Konferencës ishin: *Karta e Atlantikut me 14 gusht 1941 në të cilën përveç të tjerash flitej për kufijtë pas luftës midis shteteve ndërluftuese. *Marrëveshja e Mukjes 1-2 gusht 1943 ku u pranua nga të gjitha palët bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. *Kapitullimi i Italisë Fashiste me 8 shtator 1943. *Me 3-5 nëntor 1943 në malin Sharr u mbajt Mbledhja e Këshillimit të Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit ku u mor vendimi për formimin e Këshillit Krahinor NÇL. *Me 28-30 nëntor u mbajt Konferenca e AVNOJ-it ku Kosova nuk u njoh si njësi e veçantë e Federatës Jugosllave dhe nuk iu njoh e drejta e vetëvendosjes si popujve të tjerë që përbënin Federatën.

Në natën e parë të Konferencës pas fjalimeve përshëndetëse, iu dërguan telegrame forumeve më të larta të Lëvizjeve NCL në Jugosllavi, në Shqipëri e Kosovë. Në ditën e dytë u mbajtën dy referate nga Mehmet Hoxha dhe Xhavit Nimani dhe më pas diskutime. Pas diskutimeve u propozua një komision për hartimin e Rezolutës dhe Proklamatës si dokumente kryesore të Konferencës. Hartuesit kryesorë të Rezolutës ishin Zekeria Rexha, Xheladin Hana e Hajdar Dushi. Rezoluta u formulua shqip dhe serbisht. Në Rezolutë mes të tjerash konstatohej: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht një krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar,i cili si gjithmonë,ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipërinë. Prandaj e ndjejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptar për me realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit fashist gjaksuer e rrogëtarëve të tij”.

Konferenca zgjodhi Këshillin NÇL për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit nga i cili doli edhe Kryesia e përbërë nga 9 vetë: 1.Mehmet Hoxha, kryetar 2. Pavle Joviçeviç, n/kryetar 3. Rifat Berisha, n/kryetar ndërsa anëtarë, Xhevdet Doda, Fadil Hoxha, Hajdar Dushi, Zekeria Rexha, Ali Shukriu, Millan Zeqar. Vendimet e Konferencës u firmosën pa kundërshtim nga pjesëmarrësit e të gjitha nacionaliteteve, serbë, malazezë, maqedonas. Firmosja e vendimeve të Rezolutës nga të gjithë këta përfaqësues nuk lënë shteg për të manipuluar se ajo që u vendos në Bujan ishte mashtrim ose qëndrim i njëanshëm shqiptaro madh. Në Konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të misionit anglez Hendzi e Baily. PKSH-ja shprehu qëndrimin e saj pozitiv ndaj Konferencës së Bujanit, ajo u shpreh në gazetën “Bashkimi”. Udhëheqja Jugosllave që në fillim dhe në mënyrë sistematike duke mos respektuar as deklarimet e veta të mëparshme (Tito 1943) nuk njohu vendimet e Konferencës dhe deklaroi se: “Sot nuk duhet të flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse në këto momente nuk është fjala për caktimin e kufijve mes Jugosllavisë e Shqipërisë…”.

Në Konferencën e Jaltës u vendos që Jugosllavia të restaurohej në kufijtë e vjetër të Mbretërisë së Karagjeorgjeviçëve duke u mohuar popullsisë shqiptare të Kosovës, Maqedonisë Perëndimore të drejtën e shprehjes së vullnetit të tyre të lirë për vetëvendosje. Menjëherë pas Konferencës filloi dhuna e terrori, ekzekutimi fizik i organizatorëve dhe firmëtarëve të Rezolutës së Bujanit. Jaho Salihi vritet në luftime me gjermanët, Hajdar Dushi, hartues dhe firmëtar i Rezolutës vritet në Kala të Dodës,vritet Xheladin Hana, vritet sponsori i Konferencës Tefik Çanga, Zekeria Rexha dëbohet nga Kosova, Rifat Berisha vritet me 1949, vriten Halim Spahia e Ramiz Cërnica, internohen e persekutohen Xhafer e Bije Vokshi, Qamil Luzha etj. Udhëheqja Jugosllave për farsë politike me 8-10 korrik 1945 organizoi Kuvendin e Prizrenit në të cilin u hodh poshtë me forcën e armëve Rezoluta e Bujanit dhe në seancën e parlamentit Jugosllav me 7-10 gusht 1945 thuhet: ”Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit në mbledhjen e zhvilluar në Prizren me 10 korrik 1945 kane miratuar Rezolutën në të cilën territori i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit i bashkëngjitet Serbisë Federale”. Mjerisht këtë Vendim që quhet “Dokumenti i tradhtisë së pafalshme” e firmosën edhe disa firmëtarë të Rezolutës së Bujanit.

Konferenca e Bujanit gjykuar nga harku kohor, rrethanat kombëtare e ndërkombëtare, përmbajtja dhe kërkesat e ligjshme të shqiptarëve për vetëvendosje dhe bashkimin me Shqipërinë brenda parimeve dhe normave të përcaktuara nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Teheranit etj., krahasohet me mbledhjet e kuvendet më të mëdha që nga Lidhja e Prizrenit. Konferenca e Bujanit ishte një aksident për udhëheqjen jugosllave. Konferenca e Bujanit mbetet si pikë referimi për brezat shqiptarë për bashkimin kombëtar. Akademiku Rexhep Qosja thotë: “Bashkimi i shqiptarëve është e drejtë legjitime dhe demokratike e shqiptarëve…politikisht dhe moralisht e arsyeshme, kurse historikisht e pashmangshme”.

admin admin

Recent Posts

Jo vetëm ju hidraton, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

    Pavarësisht besimit popullor se shalqiri është vetëm ujë dhe sheqer, ai në fakt…

16 hours ago

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

  Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i dëgjuesëve gjatë gjumit, ndonëse i zakonshëm për muzikë apo…

17 hours ago

Mburoja natyrale kundër sëmundjeve/ Ja vlerat e jashtëzakonshme të hudhrës që nuk i dini

Nga Egjipti i lashtë e Greqia antike e deri te laboratorët modernë, hudhra mbetet një…

20 hours ago

Kujdes me lavatriçen/ Këto janë veshjet që mund të dëmtohen përgjithmonë nëse lahen gabim

    Mirëmbajtja e duhur e veshjeve është thelbësore për të ruajtur pamjen dhe cilësinë…

20 hours ago

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

Nuk lidhet vetëm me temperaturën e dhomës apo çarçafët e lehtë, por edhe me mënyrën…

20 hours ago

A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Trupi ka nevojë të madhe për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar,…

21 hours ago