<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këto janë rekomandimet më të mira për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku kronik…

 

Pothuajse gjithë jetën na është thënë: “për kapsllëk duhen më shumë fibra”. E vërtetë… por nuk mjafton. Këtë e theksojnë udhëzimet, që i rikthehen një problemi shumë të përhapur: kapsllëku kronik prek gati një në shtatë persona në botë. Sipas studiuesve, nuk ka rëndësi vetëm sasia e fibrave, por cilat fibra zgjedh dhe si i merr gjatë ditës.

Me pak fjalë, jo të gjitha fibrat funksionojnë njësoj. Më efektivet për të nxitur lëvizjen e zorrëve gjenden te buka e thekrës, kumbullat e thata, kivi dhe madje edhe te uji mineral. Krahas ushqimit, udhëzimet pranojnë edhe rolin e suplementeve me psillium dhe disa lloje probiotikësh, që ndihmojnë lëvizshmërinë dhe ekuilibrin e zorrëve.

Çfarë thonë udhëzimet

Udhëzimet, të miratuara, synojnë t’u japin mjekëve dhe pacientëve një qasje më konkrete dhe më shkencore ndaj kapsllëkut kronik. Nuk bëhet më fjalë për një “bezdi të vogël”, por për një gjendje që ul cilësinë e jetës dhe rrit kostot shëndetësore. Deri tani, këshilla standarde ishte thuajse gjithmonë e njëjtë: rrit fibrat dhe pij më shumë ujë. Rezultati? Jo gjithmonë i kënaqshëm. Tani, bazuar në mbi 75 studime klinike, një grup dietologësh, gastroenterologësh, fiziologësh dhe mjekësh familjeje ka përgatitur 59 rekomandime dhe 12 prioritete kërkimi për të ardhmen.

 

Në qendër të tyre:

  • lloji i fibrës
  • cilësia e ushqimeve
  • mënyra dhe ritmi i marrjes gjatë ditës
  • Dhe për herë të parë, udhëzimet vënë emër konkret mbi ushqimet që duket se bëjnë më shumë diferencë.

Cilët ushqime ndihmojnë më shumë te kapsllëku kronik?

Studiuesit veçojnë disa “aleatë” kryesorë për zorrën e bllokuar:

Kivi

Për të ndihmuar sistemin tretës, rekomandohet konsumi i tre kivive në ditë, idealisht në mëngjes me stomak bosh, të shoqëruar me një gotë ujë. Kivi përmban fibra dhe enzima që:

  • nxisin lëvizjen e zorrëve
  • ndihmojnë tretjen
  • reduktojnë fryrjen abdominale
  • Ashtu si me çdo ushqim të pasur me fibra, këshillohet të futet gradualisht në dietë që trupi të ketë kohë të përshtatet.
Buka e thekrës

Buka e bërë me miell thekre është e pasur me:

  • vitamina të grupit B
  • magnez, hekur, kalium
  • antioksidantë nga kokrrat integrale

Falë përmbajtjes së lartë në fibra të tretshme dhe jo të tretshme, ndihmon:

  • rregullsinë e zorrëve
  • ekuilibrin e mikrobiotës intestinale

Sipas udhëzimeve, efektet janë më të dukshme kur konsumohet rregullisht, brenda një diete të balancuar. Sasia e sugjeruar në studime: rreth 6–8 feta në ditë, sigurisht duke marrë parasysh edhe pjesën tjetër të ushqimit ditor.

Kumbullat e thata

Kumbullat e thata janë një klasik për kapsllëkun dhe shkenca duket se i jep të drejtë famës së tyre. Studimet tregojnë se konsumimi i rreth 80 gramëve kumbulla të thata në ditë:

  • rrit në mënyrë domethënëse nivelet e bifidobaktereve “të mira”
  • nxit lëvizjen e zorrëve
  • përmirëson diversitetin e mikrobiotës pa ndikuar negativisht në peshë

Duke qenë se zorrët lidhen edhe me gjendjen emocionale (mikrobiota prodhon neurotransmetues që ndikojnë te humori, gjumi dhe motivimi), kujdesi për to është investim si për trupin, ashtu edhe për mendjen.

Uji mineral

Theksohet edhe roli kyç i hidratimit, sidomos me ujë mineral. Personat që pijnë pak ujë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga kapsllëku, edhe kur janë përndryshe të shëndetshëm. Të pish të paktën 1.5 litra ujë në ditë ndihmon:

  • shpejtimin e zbrazjes së stomakut
  • lehtësimin e kalimit të masës fecale në zorrë
  • reduktimin e fryrjes dhe ngurtësisë së jashtëqitjes
  • Edhe në dimër, kur ndjenja e etjes bie, hidratimi mbetet kritik për zorrën.
Psillium: fibra suplementare që funksionon

Psilliumi (lëvorja e farës së Plantago ovata) është një nga suplementet natyrale më të studiuara për kapsllëkun. Si fibër e tretshme, ai:

  • thith ujë në zorrë
  • rrit vëllimin dhe zbut jashtëqitjen
  • ndihmon lëvizjen më të rregullt të zorrëve

Për ta përdorur siç duhet:

  • duhet marrë gjithmonë me shumë ujë
  • duhet të jetë pjesë e një stili jetese aktiv dhe me ushqim të rregullt

Udhëzimet rekomandojnë si mjet efektiv, por theksojnë se, si çdo suplement, duhet përdorur me mend dhe, kur është e nevojshme, në konsultim me mjekun ose dietologun. Probiotikë të zgjedhur, jo “çdo kavanoz në raft”.  Jo të gjithë probiotikët janë njësoj. Udhëzimet theksojnë se disa lloje specifike mund të ndihmojnë te kapsllëku kronik.

admin admin

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

21 hours ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

1 day ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

1 day ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

1 day ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

2 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

2 days ago