Pothuajse gjithë jetën na është thënë: “për kapsllëk duhen më shumë fibra”. E vërtetë… por nuk mjafton. Këtë e theksojnë udhëzimet, që i rikthehen një problemi shumë të përhapur: kapsllëku kronik prek gati një në shtatë persona në botë. Sipas studiuesve, nuk ka rëndësi vetëm sasia e fibrave, por cilat fibra zgjedh dhe si i merr gjatë ditës.
Me pak fjalë, jo të gjitha fibrat funksionojnë njësoj. Më efektivet për të nxitur lëvizjen e zorrëve gjenden te buka e thekrës, kumbullat e thata, kivi dhe madje edhe te uji mineral. Krahas ushqimit, udhëzimet pranojnë edhe rolin e suplementeve me psillium dhe disa lloje probiotikësh, që ndihmojnë lëvizshmërinë dhe ekuilibrin e zorrëve.
Udhëzimet, të miratuara, synojnë t’u japin mjekëve dhe pacientëve një qasje më konkrete dhe më shkencore ndaj kapsllëkut kronik. Nuk bëhet më fjalë për një “bezdi të vogël”, por për një gjendje që ul cilësinë e jetës dhe rrit kostot shëndetësore. Deri tani, këshilla standarde ishte thuajse gjithmonë e njëjtë: rrit fibrat dhe pij më shumë ujë. Rezultati? Jo gjithmonë i kënaqshëm. Tani, bazuar në mbi 75 studime klinike, një grup dietologësh, gastroenterologësh, fiziologësh dhe mjekësh familjeje ka përgatitur 59 rekomandime dhe 12 prioritete kërkimi për të ardhmen.
Në qendër të tyre:
Studiuesit veçojnë disa “aleatë” kryesorë për zorrën e bllokuar:
Për të ndihmuar sistemin tretës, rekomandohet konsumi i tre kivive në ditë, idealisht në mëngjes me stomak bosh, të shoqëruar me një gotë ujë. Kivi përmban fibra dhe enzima që:
Buka e bërë me miell thekre është e pasur me:
Falë përmbajtjes së lartë në fibra të tretshme dhe jo të tretshme, ndihmon:
Sipas udhëzimeve, efektet janë më të dukshme kur konsumohet rregullisht, brenda një diete të balancuar. Sasia e sugjeruar në studime: rreth 6–8 feta në ditë, sigurisht duke marrë parasysh edhe pjesën tjetër të ushqimit ditor.
Kumbullat e thata janë një klasik për kapsllëkun dhe shkenca duket se i jep të drejtë famës së tyre. Studimet tregojnë se konsumimi i rreth 80 gramëve kumbulla të thata në ditë:
Duke qenë se zorrët lidhen edhe me gjendjen emocionale (mikrobiota prodhon neurotransmetues që ndikojnë te humori, gjumi dhe motivimi), kujdesi për to është investim si për trupin, ashtu edhe për mendjen.
Theksohet edhe roli kyç i hidratimit, sidomos me ujë mineral. Personat që pijnë pak ujë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga kapsllëku, edhe kur janë përndryshe të shëndetshëm. Të pish të paktën 1.5 litra ujë në ditë ndihmon:
Psilliumi (lëvorja e farës së Plantago ovata) është një nga suplementet natyrale më të studiuara për kapsllëkun. Si fibër e tretshme, ai:
Për ta përdorur siç duhet:
Udhëzimet rekomandojnë si mjet efektiv, por theksojnë se, si çdo suplement, duhet përdorur me mend dhe, kur është e nevojshme, në konsultim me mjekun ose dietologun. Probiotikë të zgjedhur, jo “çdo kavanoz në raft”. Jo të gjithë probiotikët janë njësoj. Udhëzimet theksojnë se disa lloje specifike mund të ndihmojnë te kapsllëku kronik.
Zëvendësuesit artificialë të sheqerit u krijuan për ta bërë ushqimin dhe pijet e…
Edhe pse shpesh nënvlerësohet dhe konsiderohet thjesht si një përbërës dytësor, magnezi është në…
Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente.…
Jahja Drancolli Ashtu si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor…
Tumoret që nisin brenda zemrës janë shumë të rralla. Tumoret primare të zemrës janë jashtëzakonisht…
Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga…