Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në njoftimet rreth gripit ka bërë të ditur se çdo moshë mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe quhet i tillë ngase shfaqet çdo vit, në periudhën tetor-dhjetor.
Shenjat e gripit sezonal:
• Temperaturë e lartë
• Lodhje
• Rrjedhje të hundëve
• Dhimbje fyti
• Kollë
• Barkqitje dhe vjellje
• Dhimbje koke, barku e muskujsh
Shenjat e rrezikut
Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Tek fëmijët vëreni:
• Temperatura mbi 39 C
• Frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
• Konsum të pa mjaftueshëm të lëngjeve
• Ethe me skuqje të lëkurës
• Shtrëngim te qafës
Tek të rriturit vëreni:
• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
• Marramendje të papritur
• Konfuzion mendor
• Të vjella të vazhdueshme
Nëse prekemi nga gripi sezonal, si ta trajtojmë?
• Qëndroni në shtëpi.
• Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
• Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini
• Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime
• Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj, që të pengoni vizitat e panevojshme
• Evitoni kontaktet me njerëzit si dhe hapësirat publike të mbyllura.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…