Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të evitohen nëse simptomat shihen me kohë.
Më poshtë ju paraqesim shtatë shenja të rëndësishme që tregojnë se shëndeti i fëmijës është i dobët dhe se nuk duhet të injorohet.
Rritja e ndonjë nishani
Nëse ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe (më shumë se 6mm) paraqitet në trup, ose një nishan ekzistues fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek.
Rënia e flokëve
Burimi i këtij problemi është me shumë gjasë, i fshehur brenda në trup. Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave. Për ta gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme ta dërgoni fëmijën te ndonjë pediatër.
Ndryshimi në sjellje dhe humor
Një rënie e papritur apetiti, probleme me gjumë ose rënie në lëvizje janë arsye të rëndësishme për ta çuar tek mjeku.
Rritje të madhësisë së kokës
Fontanella është absolutisht normale për foshnjat. Ajo mbyllet me kohë, por nuk duhet të rritet e të bëhet më e madhe. Nëse ndodh, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.
Dëgjim i dobësuar
Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim. Kjo duhet të kontrollohet menjëherë tek ndonjë mjek.
Etje e vazhdueshme
Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.
Gërhimë të zhurmshme
Gërhima e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë,
gërhima e zhurmshme mund të jetë tregues i probleme me frymëmarrje. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni.
Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…
Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…
Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…
Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…
Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…