<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Shqiponja dykrenore në Xhubletën e malësores, ishte shumë më hershme se sa t’i përkiste flamurit modern shqiptar

Nga Albert Vataj

Duke marrë shkas nga një publikim i studiueses Luljeta Dano, ku një seri ornamentesh të Xhubletës vijnë në dritë përmes albumit të saj “Shqiponja dykrenore e Xhubletës”, shqyrtimi i këtij motivi kapërcen kufijtë e etnografisë dhe na fut në zemër të një trashëgimie që është njëkohësisht mit, kujtesë, arkeologji kulturore dhe dëshmi e identitetit të pandarë shqiptar. Xhubleta, një veshje 4 mijëvjeçare e cila sot njihet si një nga artefaktet e rralla të kulturës evropiane parahistorike, nuk është vetëm një objekt muzeor, ajo është alfabeti etnografik i shqiptarëve, një tekst i lashtë i shkruar me simbole që kanë mbijetuar epoka, perandori dhe ndryshime civilizimi.

Në këtë alfabet të shenjuar me qëllim dhe simbolikë, shqiponja dykrenore zë vendin kryesor. Ajo nuk kryen rol dekorativ; ajo është kodi më i lashtë i identitetit tonë shpirtëror, një shenjë e mistershme e cila i paraprin shtetit, flamurit dhe heraldikës sonë historike me mijëra vjet.

Është e domosdoshme të pranojmë një fakt të pamohueshëm, se shqiponja dykrenore që shfaqet në lojën grafike të Xhubletës nuk ka asnjë lidhje me shtetin modern shqiptar. Ajo është shumë më e vjetër se flamuri, shumë më e thellë se heraldika dykrenore e Kastriotëve, dhe e dokumentuar në kultura të ndryshme të epokës së bronzit dhe të neoliti të vonë, në kulturat ilire, në artin trak, në ornamentikën e Ballkanit perëndimor dhe në artefaktet e popullatave indo-evropiane.

Në thelb, motivi është mbetje e një botëkuptimi arkaik ku njeriu e interpretonte natyrën nëpërmjet simboleve të fuqisë kozmike. Lidhja me Xhubletën dëshmon vazhdimësinë e pandërprerë kulturore nga civilizimet e hershme tek identiteti shqiptar.

Në figurën e shqiponjës me dy krerë jeton një ide universale, zotërimi i hapësirës kozmike.
Dy krerët shohin lindjen dhe perëndimin – dy drejtimet e ciklit të përjetshëm të dritës.
Ato bashkojnë qiellin dhe tokën, duke sinjalizuar lidhjen e të gjallëve me të parët.
Figurojnë binomin e ekzistencës, ditë–natë, mashkull–femër, jeta–vdekja.
Përfaqësojnë dy parimet e krijimit që në bashkim japin jetën.

Në këtë mënyrë, shqiponja dykrenore nuk është një shpend, është një strukturë kozmologjike, një emblemë e ekuilibrit të forcave dhe e pushtetit të dritës mbi errësirën.
Ndryshe nga heraldika ku shqiponja i takon prijësve, dinastive dhe ushtrive, në Xhubletë ajo lidhet me figurinë e gruas. Kjo është një nga dallimet më të mëdha të simbolit shqiptar krahasuar me përdorimet e tjera të shqiponjës dykrenore në botë.

Në Xhubletë, shqiponja nuk i atribuohet luftëtarëve, por nënës, mbretëreshës së shtëpisë, gardianes së zjarrit dhe trashëgimisë. Në brez, në “shpinë”, ose në panelet dekorative, ajo bëhet, shenjë e autoritetit të femrës si qendra e familjes; emblemë e kujtesës së transmetuar brez pas brezi; mburojë e padukshme që mbron shtëpinë dhe farefisninë; simbol i pjellorisë, jetësimit dhe rigjenerimit.

Disa studiues e interpretojnë si hyjni mbrojtëse që ruan trungun familjar, një rol që ndërlidh mitin me funksionin praktik të veshjes.
Në shumë xhubleta të ruajtura, shqiponja dykrenore është e stilizuar deri në abstraksion. Ndonjëherë duket më shumë si një figurë gjeometrike sesa një shpend i realizuar, një fakt që flet shumë, është simbol i epokave ku figurat sacre nuk antropomorfizoheshin; ka marrë formë të figurës gjeometrike, tipike për kulturat e bronzit; funksiononte si kod komunikimi, që kuptohej vetëm nga të iniciuarit e komuniteve të lashta.
Ky stilizim nuk është varfërim artistik; është reduktim në esencë, në parim, në arketipin e pastër të simbolit.

Ajo që e bën shqiponjën dykrenore të Xhubletës të jashtëzakonshme nuk është vetëm lashtësia, por vijimësia e saj e pasfiduar. Nga artefaktet prehistorike tek Xhubleta e Malësisë së Madhe, simboli ka kaluar si një flijim i shenjtë i kulturës shqiptare.
Gratë malësore e ruajtën si një pjesë të shpirtit arkaik, ndërkohë që historia ndryshonte regjime, fe, kufij e perandori. Ndërsa flamuri modern mori shqiponjën nga heraldika mesjetare, Xhubleta e ruajti nga koha para se shqiptari të shkruante historinë e vet me shkronja.

Kjo është arsyeja pse shqiponja dykrenore e Xhubletës është e pakrahasueshme, ajo nuk rrëfen thjesht ikonografinë tonë, ajo dëshmon vazhdimësinë tonë.

Motivi i shqiponjës dykrenore në Xhubletë është më shumë se dekor, më shumë se art, më shumë se simbolikë, është rrëfimi më i lashtë i përkatësisë shqiptare. Përmes saj, Xhubleta nuk është veshje, por kod; nuk është traditë, por tekst i gdhendur i historisë sonë të pashkruar, është ndoshta flamuri i parë që përcaktoi rrugëtimin tonë histori.
Në çdo thurje, në çdo simbol, në çdo vijë që ndërtohet mbi të, jeton një botë e lashtë ku gruas i besohej jeta, kujtesa dhe mbrojtja e trungut njerëzor. Shqiponja dykrenore, si një hyjni e heshtur, ka mbijetuar shekujve si manifest i identitetit tonë dhe si dëshmi se kombi që e mbajti këtë simbol të shenjtë mbi supe ishte i vetëdijshëm për veten shumë përpara se të quhej Shqipëri.

admin admin

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

11 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

13 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

14 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago