<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

E thonë shkencëtarët: Ky vaj ndihmon trupin kundër kancerit

Një studim i ri nga Universiteti i Hong Kongut ka zbuluar se acidi oleik, një përbërës i pranishëm në vajin e ullirit dhe frutat e thata, mund të forcojë qelizat imunitare që luftojnë qelizat kancerogjene. Sipas raportimit të New Atlas, ky acid yndyror i shëndetshëm mund të ndihmojë trupin të krijojë një linjë të parë mbrojtjeje kundër infeksioneve dhe rritjes së tumoreve.

Gjatë eksperimentit, studiuesit izoluan qeliza njerëzore dhe i ekspozuan ato ndaj llojeve të ndryshme të acideve yndyrore që gjenden zakonisht në vaj palme, mish dhe produkte qumështi. Ata vëzhguan mbijetesën, metabolizmin dhe aftësinë e këtyre qelizave për të shkatërruar qelizat tumorale.

 

 

Rezultatet ishin shpresëdhënëse: qelizat e ekspozuara ndaj acidit oleik mbetën plotësisht funksionale, me mitokondri të qëndrueshme dhe mekanizma aktivë të luftimit të tumoreve. Në të kundërt, qelizat e ekspozuara ndaj acidit palmitik, i cili gjendet në yndyrnat shtazore, pësuan kolaps, shkruan A2 CNN, transmeton Periskopi.

Profesor Wenwei nga Fakulteti i Mjekësisë HKUMed tha se përfshirja e ushqimeve të pasura me acid oleik, si vaji i ullirit dhe avokadoja, mund të përmirësojë “vëzhgimin imunitar” të trupit dhe të ndihmojë në trajtime më efektive kundër kancerit.

 

 

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto përfundime janë provuar vetëm në modele laboratorike dhe tek minjtë, dhe ende nuk janë konfirmuar tek njerëzit. Sidoqoftë, gjetjet e tyre forcojnë idenë se yndyrnat natyrale të shëndetshme mund të kenë ndikim të madh në shëndetin qelizor dhe mbrojtjen nga kanceri.

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

17 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

21 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

21 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

21 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

22 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

22 hours ago