Diamanti i dytë më i madh në botë shumë shpejt mund të ketë një shtëpi të re në një muze apo koleksionin e një sheiku, por fillimisht duhet të vlerësohet, raporton AFP.
I zbuluar vitin e shkuar në Botsvana, diamanti 2.488 karatë i quajtur Motswedi po analizohet nga HB Antwerp.
“Momentalisht është shumë e vështirë që t’i vendosim një çmim”, tha drejtori i marrëdhënieve publike të kompanisë. “Fillimisht duhet të inspektojmë gurin dhe të shohim çfarë mund të përftojmë prej tij në formë të pastër.”
Diamanti peshon gjysmë kilogramë dhe u zbulua verën e shkuar në minierën Karowe në vendin kryesor të zbulimit të diamanteve në Afrikë.
Miniera është në pronësi të kompanisë kanadeze Lucara Diamond, e cila bashkëpunon me HB Antwerp për të përballuar përpunimin dhe reklamimin e diamantëve që tejkalojnë 10.8 karatë.
Kompania po reklamon Motswedi si pjesë të një koleksioni me katër margaritarë, përfshirë edhe diamantin e tretë më të madh në botë, të cilët janë gjetur në të njëjtën minierë.
Edhe pse është e vështirë që në këtë pikë të vlerësohen ndaras, së bashku ky koleksion mund të arrijë në të paktën 100 milionë dollarë.
Para Motswedi, diamanti më i madh i zbuluar në Botsvana ishte 1.758 karatë dhe quhet Sewelo. Ndërsa diamanti më i madh i çmuar besohet të jetë Cullinan që u gjet në vitin 1905 në Afrikën e Jugut dhe peshon 3.106 karatë.
Mes diamantëve që kanë dalë prej tij është Ylli i Afrikës që bën pjesë në margaritarët e kurorës britanike që gjendet në Kullën e Londrës.
Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…
Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…
Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…
Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…
Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…