<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Me apo pa kripë: Çfarë ndryshon sasia e saj në shëndetin tonë?

Disa shkencëtarë thonë se një dietë e varfër me kripë është po aq e rrezikshme sa konsumimi i lartë i saj. Por cila është e vërteta?

Pavarësisht këshillave, thuajse çdo vend i botës konsumon dyfishin e sasisë së rekomanduar të kripës. Një kundërargument po hedh dyshime mbi dekada kërkimesh dhe po hedh dritë mbi pyetjet pa përgjigje, shkruan BBC.

Sodiumi, elementi kryesor i kripës, është thelbësor që organizmi ynë të ruajë ekuilibrin e lëngjeve, të transportojë oksigjenin dhe lëndët ushqyese dhe i lejon nervat tona të pulsojnë me elektricitet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon kufizimin e sodiumit në më pak se 2 gramë në ditë ose rreth 5 gramë kripë klorur sodiumi. Në një studim të vitit 2022, konsumimi i moderuar i sodiumit (3-6 gramë në ditë) ishte më i miri për të pakësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, krahasuar me ekstremet.

Ndërkohë sipas OBSH, mesatarja ditore e konsumit të kripës është 10,8 gramë në ditë.

Por vetëm çereku i sasisë ditore vjen nga ajo që ne i hedhim ushqimit pasi pjesa tjetër fshihet te ushqimet që blejmë, salcat, supat dhe disa drithëra. Në shumë etiketa ushqimore, prodhuesit i referohen më shumë sasisë së sodiumit sesa kripës duke na bërë të mendojmë se po konsumojmë më pak. Kripa përbëhet nga jonet e sodiumit dhe klorit. Në 2,5 gramë kripë, ka 1 gramë sodium.

Kërkimet kanë treguar se sasia e lartë e kripës shkakton tension të lartë gjaku që mund të sjellë tromboza dhe sëmundje zemre. Trupi ynë e mban ujin kur ne konsumojmë kripë duke rritur presionin e gjakut derisa veshkat ta pastrojnë. Konsumi i lartë i kripës për një kohë të gjatë mund të lodhë arteriet dhe të shkaktojë hipertension. Sasia e lartë e sodiumit shkakton 1,89 milionë vdekje çdo vit.

Sigurisht, konsumi i ulët bën efektin e kundërt. Por studiuesit kanë vënë re se është e vështirë të bësh dallimin sepse ata që janë të vëmendshëm ndaj sasisë që konsumojnë, kanë më shumë gjasa të hanë shëndetshëm, të ushtrohen më shumë, të pijnë më pak alkool e tymosin cigare.

Një tjetër faktor ndërlikues është që efektet e konsumit të kripës te tensioni i gjakut dhe shëndeti i zemrës ndryshojnë nga një individ te tjetri. Këtu ndikojnë faktorë si etnia, mosha, Indeksi i Masës Trupore, shëndeti dhe historiku familjar me hipertensionin. Ata që janë më të ndjeshëm ndaj kripës kanë më shumë rrezik që të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut që krijohet nga konsumi i saj, thonë studimet.

Deri më tani, ekspertët kanë këndvështrime të ndryshme nëse sasia e lartë e kripës mund të stabilizohet përmes një diete të shëndetshme dhe aktivitetit fizik. Për disa, një dietë e pasur me kalium, i cili gjendet te frutat, perimet, arrat dhe bulmeti, mund të zhbëjnë efektet e ashpra të kripës.

Një meta-analizë ka gjetur një lidhje mes sasisë së ulët të kripës dhe sëmundjeve kardiovaskulare e vdekshmërisë. Kufizimet strikte lidhen me shëndet të përkeqësuar te pacientët me sëmundje zemre.

Pakësimi i sasisë së kripës nga e lartë në të moderuar redukton rrezikun e tensionit të lartë, por s’ka përfitime të tjera shëndetësore. Edhe rritja nga e ulët në të moderuar ndihmon. Me këtë, mund të thuhet se e mesmja e artë është zgjidhja e përsosur.

/tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Nëse vuani nga veshkat, bëni kujdes me konsumin e këtyre ushqimeve

    Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…

3 hours ago

Pse e quajmë ‘efekti flutur’ dhe çfarë mund të keni kuptuar gabim

    Nëse një flutur përplas krahët në Brazil, a mund të shkaktojë një tornado…

3 hours ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

4 hours ago

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

19 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

19 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

21 hours ago